Janar 29, 2023 16:09 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Nëse ndërmerret ndonjë veprim kundër IRGC-së, reagimi e Iranit do të jetë e ashpër

Ministri i punëve të jashtme të Iranit tha: "Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit është një organ shtetëror me ndikim i Republikës Islamike të Iranit dhe sanksionimi i këtij organi, do të përballet me reagim shumë të ashpër të Republikës Islamike të Iranit.

Në vazhdim të veprimeve anti-iraniane dhe qëndrimeve ndërhyrëse në çështjet e Iranit, Parlamenti Evropian, më 18 janar, miratoi një plan anti-iranian dhe kërkoi që Garda e Revolucionit Islamik të Iranit të futet në të ashtuquajturën listë "terroriste" të Bashkimi Evropian.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, të dielën në një takim me 4 deputetët e sanksionuar të Parlamentit Islamik të Iranit, deklaroi: “Fakti që Parlamenti Evropian mori një vendim të tillë dhe ndërmori një veprim të tillë, tregon se ata nuk kanë një perceptim të saktë dhe të drejtë për atmosferën brenda në Iran dhe madje as edhe për iranianët që jetojnë jashtë vendit".

Amir Abdulahjan shtoi: "Zyrtarëve të Bashkimit Evropian iu është bërë e qartë se nëse do të ndërmarrin ndonjë veprim në lidhje me Gardën e Revolucionit Islamik që do të prekë organin efektiv qeverisës të Republikës Islamike të Iranit dhe sektorin ushtarak zyrtar të Republikës Islamike, atëherë  reagimi dhe përgjigja e Republikës Islamike të Iranit do të jetë shumë e ashpër".

Ministri i jashtëm i Iranit deklaroi: "Vendet evropiane janë plotësisht të vetëdijshme për situatën e tyre dhe dobësitë e tyre. Pasi vendimi jo detyrues për sanksionimin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike u mor në Parlamentin Evropian, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian diskutoi shumë dhe erdhi në përfundim se ata nuk mund të luajnë me zjarrin, prandaj ata ndoqën skenarin e dytë, që ishte të fusnin në listën e sanksioneve një numër personash, përfshirë edhe anëtarë të Parlamentit Islamik".

Më 23 janar, Këshilli i Evropës shtoi 37 individë dhe institucione iraniane në listën e sanksioneve të tij.

Tags