Zëvendësministri i Mbrojtjes i Iranit : Eksportet në fushën e mbrojtjes së Iranit janë trefishuar
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Iranit njoftoi trefishimin e eksportit të produkteve mbrojtëse të Iranit në vitin 1401 sipas kalendarit diellor dhe njoftoi nisjen e hapit të dytë të inovacionit në sistemin e mbrojtjes së vendit.
Sipas IRNA, gjenerali Sejed Mehdi Farhi, zëvendësministër i Mbrojtjes i Iranit, deklaroi se para fitores së Revolucionit Islamik 90% e pajisjeve mbrojtëse të Iranit ishin importuar nga vendet perëndimore dhe shtoi: Me fitoren e Revolucionit Islamik dhe fillimin e luftës së imponuar të regjimit Baath të Irakut kundër Iranit, u ndërmorën hapa të mëdhenj për të mbushur vakumin e shkaktuar nga varësia tek armët e huaja ushtarake. Gjeneral Farhi sqaroi: Në 44 vitet e fundit, sistemi i inovacionit ka arritur pjekurinë e tij dhe ka bërë punën e tij dhe në këtë mënyrë lindi nevoja për një sistem të ri inovativ që hap rrugën për disa teknologji superiore në fushën e mbrojtjes. Zëvendësministri i Mbrojtjes i Iranit shtoi: Qendrat për studime strategjike kanë për mision të studiojnë se çfarë teknologjish janë të nevojshme në fushën e mbrojtjes së vendit. Këtë gjë ato duhet ta arrijnë duke shqyrtuar shkencën, hapësirën kuantike dhe virtuale dhe duke i zhvilluar ato së bashku me përparimin në fushën e mbrojtjes.