Shkurt 08, 2023 08:00 Europe/Tirane
  • Shamkhani viziton Moskën; Vendosmëria e Iranit dhe Rusisë për të forcuar bashkëpunimin ushtarak dhe të sigurisë

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit udhëtoi për në Rusi për të marrë pjesë në takimin e pestë të dialogut rajonal të sigurisë që do të mbahet në Moskë.

Në këtë takim, i cili do të mbahet me praninë e sekretarëve, këshilltarëve dhe përfaqësuesve të Organizatës së Sigurisë Kombëtare të vendeve fqinje të Afganistanit, do të diskutohen dhe hetohen zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në këtë vend. Seria e takimeve të dialogut për sigurinë rajonale u themelua me iniciativën e Republikës Islamike të Iranit 4 vite më parë.  Takimet e para dhe të dyta të dialogut rajonal të sigurisë u organizuan nga Republika Islamike e Iranit në Teheran, ndërsa takimi i tretë dhe i katërt u organizuan nga India dhe Taxhikistani. Në këtë udhëtim, Ali Shamkhani, në vazhdim të takimeve të përbashkëta të sekretarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe Rusisë, që u mbajtën së fundmi dhe gjatë vizitës së Nikolai Patrushev në Iran në nëntor të këtij viti, do të zhvillojë një tjetër takim me homologët për të diskutuar mbi çështjet dypalëshe dhe mbi ndjekjen e projekteve të përbashkëta të dy vendeve. Irani dhe Rusia, të cilët tani po kryejnë projekte të përbashkëta ekonomike, përfshirë ato në fushën e energjisë dhe tranzitit, kanë një konsensus të gjerë për shumë çështje rajonale dhe ndërkombëtare, siç janë çështjet që lidhen me sigurinë rajonale dhe në vitet e fundit, tendenca për zgjerimin e marrëdhënieve është zgjeruar. Bashkëpunimi ushtarak dhe ai i sigurisë së të dy vendeve, veçanërisht pas fillimit të krizës në Ukrainë, ka shkaktuar shqetësimin e vendeve perëndimore.  Në lidhje me këtë, Amerika është shprehur shumë herë kundër këtij bashkëpunimi, veçanërisht kundër përdorimit të dronëve iranianë në luftën në Ukrainë. Megjithëse Republika Islamike e Iranit këmbëngul se dëshiron paqen dhe përfundimin e konfliktit në luftën e Ukrainës dhe kurrë nuk i ka dhënë Rusisë dronë për përdorim në këtë luftë, zyrtarët amerikanë thonë se ekspertët ushtarakë rusë në Iran marrin kurse trajnimi për përdorimin e dronëve iranianë dhe madje këto dy vende po përpiqen të ndërtojë një fabrikë të përbashkët për prodhimin e dronëve, që është një tjetër shenjë e aleancës ushtarake midis Iranit dhe Rusisë. Ndërkohë, çështja e blerjes së avionëve luftarakë Sukhoi 35 nga Irani, të cilat mund ta forcojnë mbrojtjen e hapësirën ajrore të Iranit mund të jenë një faktor i rrezikshëm për avionët e tjerë sulmues, si dhe inxhinieria zbërthyese që Irani po bën tek armët e kapura nga Rusia në Ukrainë, përbën një tjetër shqetësim për zyrtarët amerikanë dhe të regjimit sionist.  Për shembull, John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, duke theksuar shqetësimin e Uashingtonit për rrezikun e bashkëpunimit ushtarak midis Iranit dhe Rusisë për partnerët e Amerikës, tha:  "Këto marrëdhënie në zhvillim në fushën e mbrojtjes nuk janë të këqija vetëm për Ukrainën, por mund të jenë gjithashtu një faktor i keq edhe për partnerët dhe miqtë tanë në Lindjen e Mesme, sidomos nëse Rusia vendos t'i japë më shumë pajisje dhe armatime Iranit. Është e qartë se bashkëpunimi politik, ekonomik, i sigurisë dhe ushtarak midis Iranit dhe Rusisë është rritur shumë në muajt e fundit; Vendosja e sanksioneve të gjera perëndimore kundër Iranit dhe Rusisë, pavarësisht se ka shkaktuar disa probleme ekonomike, ka rritur vendosmërinë e këtyre dy vendeve për të forcuar marrëdhëniet dhe presionet politike dhe ekonomike të Perëndimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë dështuar.  Vizita e Sekretarit të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit në Rusi, e cila zhvillohet në vazhdim të konsultimeve të vazhdueshme ndërmjet autoriteteve të të dy vendeve, mund të vlerësohet si një tjetër shenjë e zgjerimit të bashkëpunimit të sigurisë midis Iranit dhe Rusisë. Faqja analitike amerikane Responsible Statecraft e lidhur me institutin Quincy për zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak midis Iranit dhe Rusisë ka shkruar:  “Një partneritet mes Moskës dhe Teheranit i bazuar në vendosmërinë e ndërsjellë për të kundërshtuar ndikimin perëndimor mund të jetë një kërcënim serioz për interesat e sigurisë së Amerikës dhe Perëndimit, veçanërisht në Azinë Perëndimore.

Tags