Prill 13, 2023 18:55 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Ngjarjet në Afganistan shtuan nevojën për të forcuar bashkëpunimin midis Iranit dhe Pakistanit

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në një takim me ministren e punëve të jashtme të Pakistanit, theksoi se ngjarjet dhe zhvillimet në Afganistan kanë shtuar nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Iranit dhe Pakistanit.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të vendeve fqinjëve të Afganistanit në Samarkand, u takua me ministren e punëve të jashtme të Pakistanit, Hana Rabbani, me të cilën ka diskutuar dhe shkëmbyer mendime për çështje të rëndësishme dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë takim, ministri i punëve të jashtme të Iranit duke vë në dukje pozitën dhe rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në kuadër të politikës së fqinjësisë së mirë si një nga prioritetet e qasjes së politikës së jashtme të qeverisë së Iranit dhe theksoi se duhet të ndjekin dhe zbatojnë marrëveshjet e mëparshme të dy vendeve dhe tha: "Marrëdhëniet miqësore mes të dy vendeve janë në rritje në arenën dypalëshe".

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, duke u shprehur i kënaqur me përgatitjet për hapjen e linjës së transmetimit të energjisë nga Pulan në Govadar dhe gjithashtu tregun kufitar të mëparshëm, e vlerësoi të rëndësishëm zbatimin e këtyre projekteve si shprehje e kapaciteteve të të dyja palëve për bashkëpunim të mëtejshëm.

Në këtë takim, ministrja e punëve të jashtme të Pakistanit shpjegoi perspektivën e vendit të saj për bashkëpunim rajonal përmes fqinjëve dhe e vlerësoi atë si një faktor për përparim, zhvillim dhe prosperitet të vendeve të rajonit.

Bashkëpunimi kufitar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe tregtare, zgjerimi i bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, mbajtja e komiteteve të sigurisë dhe konsultuese dhe ndjekja e zbatimit të marrëveshjeve të Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe takimet e ndërsjella të zyrtarëve të lartë ishin ndër temat më të rëndësishme të diskutuar në këtë takim.

Tags