Panairi "Iran Expo 2023" ka tejkaluar pritshmëritë për sa i përket statistikave
(last modified Mon, 22 May 2023 14:08:15 GMT )
May 22, 2023 16:08 Europe/Tirane
  • Panairi

Shefi i shtabit organizativ të panairit ndërkombëtar "Iran Expo 2023" deklaroi: "Kjo ngjarje ndërkombëtare ka tejkaluar pritjet dhe ka hapur një kapitull të ri në diplomacinë ekonomike të Iranit".

Panairi i 5-të i kapaciteteve eksportuese të Republikës Islamike të Iranit "IRANEXPO 2023" është zhvilluar nga 7-10 maj në Qendrën e Panaireve Ndërkombëtare në Teheran me kontributin e sektorit privat dhe me qëllim zbulimin dhe krijimin e tregjeve të reja të eksportit, promovimin dhe zhvillimin e tregjeve ekzistuese. Ky panair u hap gjatë një ceremonie zyrtare me praninë e presidentit, ministrave dhe zëvendës presidentëve dhe funksionarëve të rangut të lartë të vendeve të tjera dhe biznesmenëve të lartë ndërkombëtarë nga 70 vende dhe krerëve të dhomave të tregtisë të vendeve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maxhid Takbiri, shefi i shtabit organizues të panairit "Iran Expo 2023", duke thënë se rekomandimet dhe masat e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për zhvillimin e eksporteve jo-naftore çuan në mbajtjen e këtij panairi, deklaroi: "Zhvillimi ekonomik dhe tregtar në botën e sotme pa marrë parasysh industrinë e panaireve dhe ngjarjet ndërkombëtare nuk janë të mundshme. Në këtë panair u tregua se Irani nuk është i izoluar dhe u bënë përpjekje për të zhvilluar zona që ishin pak të njohura, si pajisjet mjekësore, mjekësia, polimeret, makineritë dhe produktet dhe pajisjet industriale, turizmi dhe industritë. Në këtë panair gjithashtu u prezantuan artizanalet e Iranit dhe kapacitetet aktuale në 12 fusha të ndryshme".

Tags