10 artikujt më kryesor të eksportuar nga Irani në Rusi në vitin e kaluar
(last modified Sun, 28 May 2023 12:20:39 GMT )
May 28, 2023 14:20 Europe/Tirane
  • 10 artikujt më kryesor të eksportuar nga Irani në Rusi në vitin e kaluar

Sipas statistikave doganore të Republikës Islamike të Iranit, eksportet e Iranit drejt Rusisë në vitin e kaluar (1401 të kalendarit iranian) janë rritur me 30% krahasuar me një vit më parë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se renditja e mallrave kryesore të eksportuara nga Irani në Rusi vitin e kaluar ishte: "përbërësit dhe pjesët e turbojetëve ose turbohelikëve, përveç teheve fikse dhe të lëvizshme të turbinave me gaz" me vlerë më shumë se 68 milionë dollarë, që përbënin 9. 21% të eksportit total të mallrave nga Irani në Rusi; karkalecat e detit me më shumë se 57 milionë dollarë; kivi me më shumë se 51 milionë dollarë; llojet e fëstëkëve me lëkurë të freskët ose të thatë me më shumë se 44 milionë dollarë dhe specat me më shumë se 34 milionë dollarë janë në vendin e dytë deri në të pestin të mallrave të eksportuara nga Irani në Rusi.

Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga doganat iraniane, vitin e kaluar nga Irani në Rusi janë eksportuar më shumë se një milion e 419 mijë ton produkte dhe mallra të ndryshme me vlerë 743 milionë e 882 mijë dollarë, dhe ky vend është ngjitur një shkallë më tepër dhe është bërë klienti i dhjetë i mallrave iraniane.

Duke parë statistikat e eksporteve të Iranit drejt Rusisë vitin e kaluar dhe duke e krahasuar me vitin e mëparshëm, kjo tregon një rritje prej 25% në sasi dhe një rritje prej 29% në vlerën valutore.

Tags