Korrik 23, 2023 20:58 Europe/Tirane
  • Bagheri: Suedia dhe Danimarka duhet të ndalojnë brutalitetin kulturor në vendet e tyre

Zëvendësministri politik i Punëve të Jashtme të Iranit tha: "Djegia e librave dhe e ofendimet nuk janë liri, por është mizori dhe qeveritë e Suedisë dhe Danimarkës kanë përgjegjësinë të parandalojnë brutalitetin kulturor në vendet e tyre.

Sipas IRNA, Mohammad Al-Khalifi, këshilltari për marrëdhëniet e jashtme të qeverisë së Katarit, u takua me Ali Bagheri zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, gjatë udhëtimit të tij në Katar ku palët diskutuan për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare dhe çështjet me interes për të dy vendet. Në këtë takim, Bagheri vuri në dukje tragjedinë e fyerjes së Kuranit Famëlartë në disa vende evropiane dhe u shpreh: Djegia e Kuranit është niveli më i lartë i guximit për të ofenduar librin e shenjtë të muslimanëve dhe kjo do të thotë shkelje e të drejtave themelore dhe të dukshme të të drejtave të njeriut. Kjo është një shembull i qartë i shkeljes së të drejtave të njeriut të dy miliardë njerëzve. Duke iu referuar justifikimit të qeverive të Suedisë dhe Danimarkës se i përmbahen lirisë së fjalës për të justifikuar djegien e Kuranit në këto vende, Bagheri tha: Djegia e librave dhe e ofendimet nuk janë liri, por është mizori dhe qeveritë e Suedisë dhe Danimarkës kanë përgjegjësinë të parandalojnë brutalitetin kulturor në vendet e tyre dhe të gjitha qeveritë përgjegjëse në botë, duhet të përballen me dualitetin që po tregohet kundrejt islamit. Al Khalifi vuri në dukje marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe progresive ndërmjet Teheranit dhe Dohas dhe vazhdimësinë e konsultimeve ndërmjet zyrtarëve të ministrisë së jashtme të dy vendeve e cilësoi si shenjë të vullnetit serioz të të dyja palëve për të hequr pengesat në rrugën e zhvillimit të marrëdhënieve dhe hapjen e dyerve të reja për bashkëpunim. Urrejtja e botës islame ndaj krimit të ofendimit në Kuranin e Shenjtë dhe bëri thirrje për veprim kolektiv nga vendet islame, veçanërisht përmes Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Tags