Ngushëllime për martirizimin e Imamit të tretë shiit të botës dhe Ashuraja Huseiniane
(last modified Thu, 27 Jul 2023 20:23:42 GMT )
Korrik 27, 2023 22:23 Europe/Tirane
  • Ngushëllime për martirizimin e Imamit të tretë shiit të botës dhe Ashuraja Huseiniane

Nesër (e premte) është dita e dhjetë e muajit Muharrem të vitit 1445 hixhri (28 korrik 2023), dita e Ashures së Imam Huseinit (as).

Dita e 10-të e Muharremit është përvjetori i martirizimit të prijësit të dëshmorëve, Hazretit Imam Huseinit (a. s), imamit të tretë të shiitëve, i cili ra dëshmor në moshën 57-vjeçare më 10 Muharrem të vitit 61 hixhri në Qerbela. Hazreti Imam Hussein (a. s.) qartë në ditën e ngjarjes së Qerbelasë dhe gjatë rrugës nga Meka në Qerbela, deri në kohën e martirizimit të tij ka thënë: “Qëllimi im është të demaskoj qeverinë antiislame të Jezidit dhe të vendos shtetin e së mirës, të ndaloj të keqen dhe të ngrihemi kundër shtypjes dhe tiranisë. Nuk kam qëllim tjetër përveçse mbështetjes së Kuranit të Shenjtë dhe mbajtjes gjallë të fesë së Islamit të pastër Muhamedian. " Ky ishte misioni që Zoti i Madhëruar ia ngarkoi Imam Huseinit (a. s.) dhe për këtë mision ai ra dëshmor në mesditën e Ashures së bashku me shokët e tij besnikë pas faljes së namazit të drekës. Populli besimtar i Zotit në të gjithë Iranin Islam vajtojn në ditët e Muharremit, veçanërisht në natën dhe ditën e Tasuas dhe Ashuras së imam Huseinit, duke marrë pjesë në faltore dhe xhami. Vajtimet, goditja me zinxhirë dhe mbajtja e fjalimeve për pozitën dhe karakterin e Hazretit Imam Husein (as) dhe Hazretit Abul Fazl Abbas (as) janë ndër programet e rëndësishme të popullit besimtar të Iranit Islamik në ditën dhe natën e martirizimit të imam Huseinit prijësit të dëshmorëve. Këtë vit, për shkak të heqjes së kufizimeve të virusit Corona, faltoret, xhamitë dhe qendrat e zisë në të gjithë Iranin kanë zhvilluanr ceremonitë e tyre në ambient të hapur dhe në përputhje me udhëzimet shëndetësore. Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit në përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit (as) shpreh ngushëllimet e tij për të gjithë muslimanët, veçanërisht shiitët e botës dhe lirikërkuesit e tjerë.

Tags