Gusht 31, 2023 08:57 Europe/Tirane
  • 42 vjet që kur presidenti i Iranit dhe kryeministri u martirizuan në një sulm terrorist të MEK

Të mërkurën, më 30 gusht, Irani shënoi 42 vjetorin e sulmit që çoi në martirizimin e presidentit të atëhershëm Mohammad Ali Raxhai, të kryeministrit Mohammad-Xhavad Bahonar dhe gjashtë zyrtarëve të tjerë të lartë.

Çdo vit, java që i paraprin përvjetorit të martirizimit të tyre shënohet në Republikën Islamike të Iranit si 'Java e Qeverisë' si një shenjë nderimi për liderët e mëdhenj politikë të Republikës Islamike. Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, shpërthimi vdekjeprurës më 30 gusht 1981, ndodhi kur një nga viktimat hapi një çantë të mbushur me eksploziv të sjellë nga një agjent i kultit terrorist Muxhahedin-e Khalk (MEK), Masoud Keshmiri. Ky sulm terrorist ndodhi dy muaj pasi kulti terrorist MEK sulmoi anëtarët e Partisë Republikane Islamike (IRP), partia kryesore politike në Iran në atë kohë, të cilët po mbanin një takim në selinë e partisë së tyre në kryeqytetin iranian. Sulmi ishte një nga operacionet terroriste më vdekjeprurëse që synonte shkatërrimin e Republikës Islamike përmes fushatave të tmerrshme terroriste. Një grup prej më shumë se 90 zyrtarësh të rangut të lartë, duke përfshirë anëtarë të parlamentit dhe ministra të kabinetit, po dëgjonin fjalimin e shefit të atëhershëm të Gjyqësorit, Ajetollah Muhamed Beheshti, teksa ai i drejtohej një mbledhjeje javore partiake dhe të gjithë ata u martirizuan nga shpërthimi i një bombe të vendosur nga agjentët e MEK.

 

Tags