Shtator 11, 2023 10:51 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Irani është i gatshëm të vendosë marrëdhënie të forta me Bashkimin Evropian

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian, gjatë një takimi me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Gjirin Persik, Luigi Di Maio, vlerësoi situatën aktuale në rajon si një kapitull të ri në hedhjen e bazave për nxitjen e bashkëpunimit midis tetë vendeve të Gjiri Persik.

Sipas IRNA, Luigi Di Maio, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për çështjet e rajonit të Gjirit Persik, i cili së fundmi vizitoi Bahrejnin, Katarin, Omanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të shtunën mbërriti në Teheran. Hussein Amir Abdollahian, të dielën në një takim me Luigi Di Maio, tha se propozimi i Republikës Islamike të Iranit në lidhje me forumin për dialog dhe bashkëpunim rajonal, i cili mbështetet edhe nga vendet e rajonit, shpreh vullnetin e vendeve të rajonit për të vendosur bashkëpunimin ndër-rajonal në dimensione të ndryshme, duke përfshirë këtu çështjet e rëndësishme mjedisore. Amir Abdollahian, duke përshëndetur çdo iniciativë të Bashkimit Evropian për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit, theksoi gatishmërinë e vendit për të vendosur marrëdhënie të forta në fushën e bashkëpunimit të dakorduar dhe në fushat me interes dy palësh. Në këtë takim, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për çështjet e Gjirit Persik, Luigi Di Maio, theksoi pozicionin e rëndësishëm të Iranit në rajon dhe prezantoi një raport të udhëtimit të tij të parë në pozicionin e tij të ri në disa vende të rajonin të Gjirit Persik dhe vlerësoi rolin ndikues të Iranit në rajon. Di Maio rivendosjen e marrëdhënieve midis Iranit dhe Arabisë Saudite i konsideroi të dobishme për rajonin. Në këtë takim u diskutua statusi i fundit i dialogut për heqjen e sanksioneve, marrëdhëniet mes Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe domosdoshmëria e bisedimeve Iran-Evropë.

Tags