Një vështrim në paraqitjen e dytë të Presidentit iranian në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
(last modified Mon, 18 Sep 2023 17:20:02 GMT )
Shtator 18, 2023 19:20 Europe/Tirane
  • Një vështrim në paraqitjen e dytë të Presidentit iranian në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shkoi në Kombet e Bashkuara për herë të dytë gjatë dy viteve të mandatit të tij si president për të folur në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nis sesionin çdo vit nga java e tretë e shtatorit dhe liderët politikë të botës dhe kryesisht presidentët e vendeve janë folësit kryesorë të takimit. Sejed Ebrahim Raisi, në paraqitjen e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, gjatë një fjalimi duke iu referuar krimeve të Amerikës në formimin dhe mbështetjen e ISIS-it dhe gjithashtu urdhrin e Trump për të martirizuar gjeneralin Kasem Soleimani, ngriti foton e tij dhe heshti për disa momente. Raisi theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e angazhimit të të gjitha palëve për zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe rezolutës së OKB-së dhe kujtoi se qeveria e tij është në kërkim të ndërveprimit efektiv me të gjitha vendet e botës, veçanërisht me vendet fqinje. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shprehu gjithashtu arsyen e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të shpjeguar pikëpamjet e Republikës Islamike dhe tha: "Kombet e Bashkuara dhe Asambleja e Përgjithshme janë një vend i përshtatshëm për të shprehur pikëpamjet dhe opinionet e Republikës Islamike të Iranit, një pikëpamje në të cilën bota ideale është një botë pa varfëri, e lirë nga armët bërthamore dhe nga armët e shkatërrimit në masë dhe një botë pa padrejtësi dhe diskriminim, ku merret parasysh dinjiteti njerëzor dhe kapacitetet e shumta të disponueshme në botë përdoren për të parandaluar fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e shkaktuara nga politikat hegjemoniste. Një tjetër pikë e rëndësishme për vizitën e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Nju Jork është se këtë vit mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara po mbahet në një situatë ku Republika Islamike e Iranit gjatë vitit të kaluar  ka mundur të krijojë një të klimë të re dhe mjedis të ndryshëm për diplomaci dhe konsultime me vende dhe institucione të tjera në rajon dhe në arenën ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe, Republika Islamike e Iranit ishte në gjendje të anëtarësohej në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait dhe në grupin BRICS, dhe marrëdhëniet e Iranit me vendet fqinje u përmirësuan në atë mënyrë që pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Iranit dhe Arabisë Saudite, një sërë vendesh të tjera arabe që kishin dallime me Iranin, tani duan të zgjerojnë marrëdhëniet me Iranin. Prania e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duhet parë si një mundësi e re për të pasqyruar qëndrimet themelore të Republikës Islamike të Iranit nga platforma zyrtare e këtij institucioni ndërkombëtar, i cili gjithashtu ofron mundësinë për konsultime diplomatike në përputhje me realizimin e politikave dhe qëllimeve të Republikës Islamike të Iranit.

 

Tags