Presidenti i Republikës Islamike të Iranit takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara
(last modified Tue, 19 Sep 2023 05:43:12 GMT )
Shtator 19, 2023 07:43 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës Islamike të Iranit takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u takuan në Nju Jork.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, i cili ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takua dhe diskutoi me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni politik të nivelit të lartë mbërriti dje në aeroportin John F. Kennedy në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Fjalimi në Asamble, takimi me disa krerë shtetesh dhe fjalimi para iranianëve rezidentë, do të jenë ndër planet e Presidentit Raisi në udhëtimin e tij në Nju Jork. Sesionet vjetore të Asamblesë së Përgjithshme, si ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare, janë një mundësi e mirë për konsultime politike ndërkombëtare, të cilat ofrojnë edhe dialog dypalësh për shkak të pranisë së shumicës së zyrtarëve të lartë të vendeve të botës.

 

Tags