Shtator 20, 2023 09:50 Europe/Tirane
  • Zëvendësministri politik i Jashtëm i Iranit konsultohet me përfaqësues të Trojkës Evropiane lidhur me heqjen e sanksioneve

Zëvendësi politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, njoftoi konsultimin e tij me autoritete politike të Francës, Gjermanisë dhe Anglisë në Nju Jork me të cilët foli për çështje me interes për të dyja palët, përfshirë bisedimet për heqjen e sanksioneve.

Sipas IRNA, zëvendësi politik i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Ali Bagheri Kani, të martën në hapësirën kibernetike shkroi: “Në vazhdim të takimeve të mëparshme, në Nju Jork u mbajt një takim me autoritetet politike të Francës, Gjermanisë dhe Anglisë, me të cilët u diskutua për disa çështje me interes për të dyja palët, duke përfshirë këtu edhe negociatat për heqjen e sanksioneve”. Pas disa muajsh bisedimesh intensive në Vjenë, negociatat për heqjen e sanksioneve kanë arritur në një fazë ku nëse Shtetet e Bashkuara, si palë që ka shkelur JCPOA, pranojnë kërkesat e arsyeshme të Iranit për formimin e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të besueshme, atëherë marrëveshja përfundimtare do të arrihet. Përvoja disamujore e negociatave në Vjenë dëshmoi se Shtëpia e Bardhë nuk ka fuqinë të vendosë për t'u kthyer në marrëveshjen bërthamore për shkak të problemeve të brendshme dhe presionit të regjimit sionist dhe nga ky këndvështrim, ajo i është drejtuar taktikave të fajësimit dhe vendosjes së afateve të rreme kundër Iranit. Republika Islamike e Iranit, verifikimin e heqjes së sanksioneve, marrjen e garancive në lidhje me qëndrueshmërinë e JCPOA dhe heqjen e pretendimeve mbrojtëse të Agjencisë Atomike, i ka prezantuar si kërkesat kryesore të saj në negociatat për heqjen e sanksioneve.

Tags