Janar 30, 2024 08:15 Europe/Tirane
  • Rritet numri i të plagosurve nga sulmi me dron në bazën ushtarake amerikane

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon) njoftoi rritjen e numrit të të plagosurve nga sulmi me dron në bazën ushtarake amerikane në më shumë se 40 persona.

Sipas IRNA, zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, Sabrina Singh, gazetarëve u tha: Numri i ushtarëve amerikanë të plagosur në sulmin me dron në Jordani ka arritur në më shumë se 40 ushtarë dhe ky numër ka gjasa të rritet. Në një sulm me dron gjatë natës në një bazë të vogël amerikane në Jordani, tre ushtarë amerikanë u vranë dhe më shumë se 40 ushtarë u plagosën. Pentagoni pretendoi se në sulmin ndaj bazës amerikane në Jordani, mund të shihen gjurmët e milicëve të Hezbollahut irakian të mbështetur nga Irani. Departamenti gjithashtu theksoi se nuk po kërkon një konflikt me Iranin dhe përshkallëzimin e tensionit në rajon, por do tu përgjigjet sulmeve kundër anijeve dhe bazave amerikane. Bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri që nga 7 tetori janë shënjestruar nga sulmet me dronë, raketa dhe predha. Grupet e rezistencës islamike në rajonin e Azisë Perëndimore (Lindja e Mesme), duke përfshirë ato në Irak dhe Siri, si dhe forcat jemenase, pas veprimit të regjimit izraelit në hakmarrje për operacionin e stuhisë Al-Aksa dhe bombardimin e Rripit të Gazës dhe pas mbështetjes së Uashingtonit për këto sulme, kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se bazat amerikane në rajon do të jenë objekt i sulmeve të tyre.

Tags