Shkurt 17, 2024 19:48 Europe/Tirane
  • Irani prezanton sistemet e mbrojtjes anti-balistike të prodhuara në vend

Ministria iraniane e Mbrojtjes ka prezantuar një sistem të sofistikuar të mbrojtjes anti-raketë balistike (ABM), si dhe një sistem të mbrojtjes ajrore në lartësi të ulët (LAAD) të projektuar dhe prodhuar tërësisht nga ekspertët dhe specialistët ushtarakë të vendit.

Arritjet e reja u shfaqën të shtunën gjatë një ceremonie në kryeqytetin Teheran, me të pranishëm ministrin e Mbrojtjes, gjeneral brigade Mohammad-Reza Ashtiani.

Sistemi i mbrojtjes anti-raketë balistike Arman, thuhet se mund të zbulojë dhe gjurmojë 24 objektiva në një distancë prej 180 kilometrash larg dhe njëkohësisht të përballet me gjashtë deri në 12 objektiva në një distancë prej 120 kilometrash.

Ky sistem është i pajisur me raketa me rreze të shkurtër veprimi në krahasim me sistemet Khordad-3 dhe Khordad-15.

Sistemi i ri i mbrojtjes ajrore gëzon gjithashtu lëvizshmëri më të madhe pasi radarët dhe raketat e tij janë inkorporuar në një mjet të vetëm.

Sistemi i mbrojtjes në lartësi të ulët Azarakhsh thuhet se është përgjegjës për ofrimin e zjarrit me raketa tokë-ajër, në lartësi të ulët, në mbrojtje të zonave të luftimit, forcave të manovrimit, zonave vitale, instalimeve dhe njësive të përfshira në operacione të veçanta ose të pavarura.

Zyrtarët iranianë kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se Irani nuk do të hezitojë të forcojë aftësitë e tij ushtarake, duke përfshirë fuqinë e tij raketore, të cilat janë tërësisht të destinuara për mbrojtjen, dhe se aftësitë mbrojtëse të Iranit nuk do t'i nënshtrohen kurrë negociatave.

 

Tags