Mars 11, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • Zyra e Liderit Suprem të Revolucionit: E marta është dita e parë e muajit Ramazan

Sipas njoftimit të Zyrës së Liderit Suprem të Republikës Islamike të Iranit, e marta është dita e parë e Ramazanit.

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Republikës Islamike të Iranit, Zyra e Liderit Suprem të Revolucionit njoftoi:

"Hëna e re e Ramazanit sot nuk është parë në perëndim të diellit, ndërsa e marta, më 12 mars, do të jetë dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit".

Ndërkohë, në Arabinë Saudite është njoftuar se e hëna, 11 mars 2024 është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Siria, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Jemeni dhe Bahreini, Rajoni i Kurdistanit të Irakut, Sudani dhe Egjipti gjithashtu njoftuan se sot, të hënën, është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërkohë, Jordania, Sulltanati i Omanit, Malajzia, Australia, Indonezia, Singapori, India, Pakistani, Tajlanda dhe Bangladeshi njoftuan se e marta është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

Tags