Mars 25, 2024 19:55 Europe/Tirane
  • Irani kritikon uzurpimin e tokave palestineze nga Izraeli në Luginën e Jordanit

Irani ka denoncuar vendimin e Izraelit për të uzurpuar 800 hektarë tokë palestineze në luginën e Jordanit.

Në një deklaratë të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Naser Kanani tha se konfiskimi i territorit palestinez është vjedhje e hapur e tokës, e cila shkel të drejtat e patjetërsueshme dhe absolute të popullit palestinez.

Ai paralajmëroi se ky veprim do të rrezikojë gjithashtu paqen ndërkombëtare.

Zyrtari iranian tha se regjimi sionist synon të fshijë popullin e Palestinës "nga lumi në det".

Kanani tha se veprimi i fundit i Izraelit përbën pushtimin më të madh në shkallë të tokës palestineze që nga viti 1993 dhe vazhdimin e krimeve të luftës kundër palestinezëve.

Është gjithashtu një shembull i qartë i shkeljes së rëndë të ligjeve dhe rregulloreve ndërkombëtare, si dhe e të drejtave humanitare, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Kanani përsëriti pikëpamjen e Iranit se komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Kombet e Bashkuara, duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre vendimtare në trajtimin e episodit të ri të okupimit të territoreve palestineze nga Izraeli. Zyrtari iranian kërkoi një reagim "të vendosur, efektiv dhe parandalues" në këtë drejtim.

Ai nënvizoi respektimin e të drejtës së popullit palestinez për të përcaktuar fatin e tij dhe formimin e një shteti të pavarur palestinez me Kudsin si kryeqytet.

Kjo është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë që do t'u japë fund politikave agresive dhe ekspansioniste të Izraelit në rajon, tha Kanani.

 

Tags