Prill 01, 2024 20:26 Europe/Tirane
  • Irani i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të hetojë krimet e kryera nga Izraeli

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka bërë thirrje për një hetim të menjëhershëm ndërkombëtar mbi krimet e tmerrshme dhe tronditëse të luftës të kryera nga Izraeli në Spitalin Al-Shifa të Gazës.

"Shkalla e shkatërrimit, torturave dhe vrasjeve dhe numri i palestinezëve të bllokuar në këtë spital janë të tmerrshme dhe tronditëse," tha Naser Kanani në një mesazh në llogarinë e tij në rrjetin social X të hënën, 1 prill.

Ai i bëri komentet e tij bazuar në imazhet e publikuara nga Spitali Al-Shifa pas një rrethimi dy-javor nga ushtria izraelite, dëshmitë e mbledhura në terren, si dhe video dhe raporte.

“Një hetim ndërkombëtar është urgjentisht i nevojshëm,” theksoi ai.

Zëdhënësi iranian pyeti nëse organizmat dhe institucionet ndërkombëtare do ta përmbushin detyrën e tyre.

“A do të mbështesin mbrojtësit e famshëm të vetëshpallur të të drejtave të njeriut një hetim ndërkombëtar për këtë krim skandaloz lufte, apo do të vazhdojë sjellja selektive dhe diskriminuese ndaj të drejtave të njeriut"? pyeti Kanani.

 

Tags