Prill 02, 2024 09:11 Europe/Tirane
  • Mesazhi i rëndësishëm i Iranit për Amerikën pas sulmit izraelit në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian, njoftoi thirrjen e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Zvicerane në Teheran në Ministrinë e Punëve të Jashtme pas sulmit të së hënës të regjimit sionist në seksionin konsullor të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask.

Shefi i aparatit diplomatik deklaroi se atij iu dorëzua një mesazh i rëndësishëm për t’ia dërguar qeverisë amerikane si mbështetëse e regjimit sionist. Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë përgjegjësi. Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian, në rrjetin social X shkroi se pas sulmit terrorist të regjimit izraelit në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask dhe martirizimit të disa këshilltarëve zyrtarë ushtarakë të Iranit, i ngarkuari me punë i ambasadës zvicerane në Teheran që vepron si mbrojtës i interesave amerikane në Iran u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atij iu bë e qartë situata e sulmit terrorist dhe krimit të regjimit izraelit dhe përgjegjësia e qeverisë amerikane. Ministri i Jashtëm i Iranit theksoi se qeverisë amerikane si mbështetëse e regjimit sionist i është dërguar një mesazh i rëndësishëm dhe deklaroi se Amerika duhet të mbajë përgjegjësi. Në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Hossein Ebrahim Taha, kreu i shërbimit diplomatik të Iranit kërkoi reagimin e duhur dhe të menjëhershëm të kësaj organizate kundër sulmit terrorist të regjimit sionist në seksionin konsullor të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask. Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit shprehu neverinë dhe dënoi sulmin kriminal të regjimit sionist kundër objekteve diplomatike të Iranit, i cili është në kundërshtim me të gjitha rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës për të Drejtat Diplomatike dhe Konsullore dhe kërkoi reagimin e duhur dhe të menjëhershëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik kundër këtij krimi të regjimit izraelit. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik gjithashtu duke iu referuar historisë së krimeve të regjimit sionist dhe duke dënuar ashpër krimin e ri të këtij regjimi ndaj vende diplomatike shprehu solidaritetin e tij me qeverinë dhe popullin e Iranit dhe ngushëlloi familjet e dëshmorëve të këtij sulmi kriminal. Të hënën në mbrëmje, në sulmin raketor të regjimit sionist nga rajoni i pushtuar i Golanit në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask, ranë dëshmor gjeneralët “Mohammad Reza Zahedi” dhe “Mohammad Hadi Haj Rahimi” dhe pesë shokë të tyre.

Tags