Prill 04, 2024 11:47 Europe/Tirane
  • Sulm i pasuksesshëm i grupit terrorist

Sulmi i grupit terrorist "Xhejshul-Zulm" (aka "Jaish al-Adl") të lidhur me regjimin ogurzi sionist, të mërkurën mbrëma, në shtabin e IRGC-së në Rask dhe Chabahar, dështoi për shkak të rezistencës së forcave mbrojtëse të sigurisë së Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, zv/guvernatori për Sigurinë dhe Zbatimin e Ligjit në provincën Sistan-Baluçistan njoftoi sulmin terrorist të grupit "Xhejshul-Zulm" në selinë ushtarake në Rask dhe Chabahar dhe tha se situata tashmë është nën kontroll.

Sipas Alireza Marhamati, terroristët po planifikonin të hynin mbrëmë në selinë e IRGC-së, por forcat ushtarake dhe ato të rendit u përballën me sulmuesit menjëherë pas sulmit, ku si rrjedhojë, një numër terroristësh u vranë dhe u plagosën dhe përpjekja e tyre për të hyrë në selinë e IRGC-së dështoi.

Zv/guvernatori për Sigurinë dhe Zbatimin e Ligjit në provincën Sistan-Baluçistan shtoi se në këtë sulm terrorist ranë dëshmorë 5 forca të sigurisë. Duke deklaruar se edhe 15 terroristë u vranë, ai shtoi: “Përleshjet vazhdojnë në tri pjesë të Baluçistanit në qytetet Sarbaz, Rask dhe Çabahar dhe terroristët janë të rrethuar plotësisht nga forcat e sigurisë”.

Sipas zv/guvernatorit për Sigurinë në provincën Sistan-Baluçistan, grupi "Xhejshul-Zulm" e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm terrorist.

 

 

Tags