Prill 06, 2024 12:28 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës së Iranit: Bota do të shohë shkatërrimin e regjimit sionist

Në një mesazh, presidenti i Republikës Islamike të Iranit falënderoi popullin vigjilent dhe mirënjohës të Iranit për pjesëmarrjen e tyre të gjerë në marshimin e Ditës Botërore të Kudsit dhe tha: "Bota do të shikojë shkatërrimin e regjimit sionist".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejid Ebrahim Raisi, në një mesazh të premten në mbrëmje, shprehu mirënjohjen e tij për kombin vigjilent dhe mirënjohës të Iranit dhe e konsideroi këtë prani epike një mesazh të qartë për arrogancën globale duke theksuar që shtypja, uzurpimi, agresioni dhe vrasjet janë gjithmonë të dënuara me dështim.

Raisi shtoi: “Sot, falë zellit dhe guximit të palestinezëve, është bërë e qartë për të gjithë se pallati i rremë i sionizmit është më i dobët se shtëpia (rrjeta) e një merimange”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje: "Sigurisht, kjo lëvizje globale dhe e përgjithshme do të arrijë rezultat dhe bota do të vëzhgojë përmbushjen e premtimit të ndershëm të Zotit dhe shkatërrimin e regjimit sionist".

 

Tags