Prill 13, 2024 12:16 Europe/Tirane
  • Imami i namazit të së premtes në Teheran:  Regjimi sionist po përjeton fundosjen e tij

Imami i xhumasë në Teheran, duke dënuar krimet e Izraelit në Rripin e Gazës, tha:  Regjimi sionist po përjeton fundosjen e tij.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Hoxhatul-Islam Muslemin Kazem Sadiki, Imami i  xhumasë në Teheran, në predikimin e tij të së premtes në qytetin e Teheranit, duke theksuar se problemi i parë i botës islame është Gaza dhe duke thënë se durimi, sakrifica dhe lufta janë virtytet të popullit të Gazës, tha:  Populli i Gazës ka dhënë më shumë se 33,000 dëshmorë dhe vazhdon ta luftojë këtë regjim të rremë; Regjimi sionist po përjeton fundosjen e tij dhe është futur në një kurth që vetë e ka krijuar dhe nuk ka rrugë që të shpëtojë prej tij por vetëm sa do të shkatërrohet. Hoxhatul-Islam Muslemin Kazem Sadiki kritikoi qeveritë islame të cilat kundër vullnetit të kombeve të tyre nuk i ndërprenë lidhjet e tyre me këtë regjim dhe shtoi:  Me gjithë rezistencën, sakrificën dhe heroizmin e frontit të rezistencës, qeveritë në fjalë nuk i përmbushën detyrat e tyre, ndërkohë që Amerika dhe Evropa vazhdojnë të ndihmojnë regjimin sionist në derdhjen e gjakut të fëmijëve dhe grave. Si rezultat i sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, më shumë se 33,500 njerëz janë martirizuar dhe më shumë se 76,000 të tjerë janë plagosur.

Tags