Prill 15, 2024 09:16 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Irani nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ndëshkonte regjimin sionist në kuadrin e mbrojtjes legjitime

Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Pas pasivitetit diplomatik të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit në lëshimin e një deklarate të vetme që do të dënonte veprimet e regjimit sionist, Republika Islamike e Iranit nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ndëshkonte regjimin sionist në kuadrin e mbrojtjes legjitime.

Sipas IRNA, Hussein Amir Abdollahian, Ministri i Jashtëm i Iranit dhe Joseph Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, të dielën në mbrëmje më 15 prill, gjatë një bisede telefonike diskutuan lidhur me çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë operacionin e Forcave të armatosura të Iranit. Ata diskutuan mbi agresionin ushtarak të regjimit sionist, veçanërisht ndaj seksionit konsullor të ambasadës iraniane në Damask, si dhe krizën e vazhdueshme humanitare në Gaza. Në këtë bisedë telefonike, Amir Abdollahian vuri në dukje agresionet e shpeshta të regjimit sionist, duke përfshirë shënjestrimin e konsulentëve iranianë në luftën kundër terrorizmit në Siri. Sulmi ushtarak i regjimit sionist kundër objekteve diplomatike të Iranit në Damask është një shkelje e qartë e Konventës së Vjenës dhe kapërcim i vijës së kuqe të Republikës Islamike të Iranit. Duke theksuar suksesin e aksionit ushtarak të Iranit në kuadër të mbrojtjes legjitime, Amir Abdollahian theksoi: Pas përfundimit të operacionit u dha mesazhi se nga këndvështrimi i Republikës Islamike të Iranit çështja ka përfunduar, por në rast kundërmasash nga regjimi sionist, përgjigja e Republikës Islamike të Iranit do të jetë e menjëhershme më e gjerë dhe maksimale. Joseph Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, në këtë telefonatë deklaroi se përgjigja ushtarake e Iranit nuk ishte larg nga ç’pritej dhe u shpreh i kënaqur që ky operacion nga këndvështrimi i Republikës Islamike të Iranit ka përfunduar. Ai theksoi: Sipas Bashkimit Evropian, sulmi në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask dënohet për shkelje të Konventës së Vjenës. Ai më tej njoftoi përpjekjet diplomatike të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës në Gaza dhe për t'i dhënë fund vuajtjeve të njerëzve të këtij rajoni dhe kërkoi nga Irani që të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi.

Tags