Prill 16, 2024 21:00 Europe/Tirane
  • Operacioni Premtimi i Vërtetë shfaqi ndërveprueshmërinë e Ushtrisë së Iranit dhe IRGC-së

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, gjeneralmajor Mohammad Bakeri tha se sulmet hakmarrëse të Republikës Islamike në territoret e pushtuara nga Izraeli manifestuan një nivel të lartë bashkëpunimi dhe ndërveprueshmërie midis Ushtrisë së Iranit dhe Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC).

Bakeri e bëri këtë deklaratë në një mesazh drejtuar kryekomandantit të Ushtrisë, gjeneralmajor Abdolrahim Mousavi në prag të Ditës Kombëtare të Ushtrisë që shënohet më 17 Prill.

Ai vlerësoi fuqinë parandaluese dhe aftësitë mbrojtëse të Ushtrisë iraniane kundër armiqve të vendit gjatë viteve dhe tha se Ushtria ka konsoliduar pozicionin e saj si një ushtri efikase, moderne dhe e fuqishme në fushat e mbrojtjes tokësore, ajrore, detare, dhe të luftës elektronike.

“Shfaqja e një gatishmërie të tillë ishte solidariteti, bashkëpunimi dhe sinergjia e Ushtrisë me IRGC-në gjatë operacionit historik dhe krenar “Premtimi i Vërtetë” në ndëshkimin e regjimit agresor sionist, i cili i tregoi komunitetit ndërkombëtar një nivel të ri të fuqisë mbrojtëse të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike së Iranit”, tha gjeneralmajor Bakeri.

Në një mesazh tjetër me të njëjtin rast, komandanti i IRGC-së gjeneralmajor Hosein Salami uroi kombin për Ditën Kombëtare të Ushtrisë dhe tha se performanca brilante e Ushtrisë në bashkëpunim me forcat e IRGC-së në misione të ndryshme ka garantuar fuqinë parandaluese të vendit.

Gjeneralmajor Hosein Salami tha se ndërveprueshmëria e Ushtrisë dhe IRGC-së shërben si burim krenarie për Iranin dhe iranianët dhe është e lakmueshme për armiqtë.

 

Tags