Prill 17, 2024 09:22 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Japonisë

Në një bisedë telefonike me znj. Yoko Kamikawa, Ministre e Punëve të Jashtme të Japonisë, Ministri i jashtëm i Iranit diskutoi mbrojtjen legjitime të Iranit kundër regjimit agresor sionist dhe nevojën për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Hussein Amir Abdollahian, në një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë znj. Yoko Kamikawa, duke shpjeguar përmasat e veprimit ushtarak të Republikës Islamike të Iranit në kuadër të mbrojtjes legjitime dhe si një përgjigje ndëshkuese ndaj sulmit të pacipë të regjimit izraelit ndaj ambasadës iraniane në Damask, theksoi se kjo përgjigje ushtarake ndaj sulmit të Izraelit ishte vetëm një operacion i kufizuar dhe minimal, dhe në rast të ndonjë veprimi të mëtejshëm aventuresk të regjimit izraelit, atëherë përgjigja e Iranit do të jetë vendimtare, e menjëhershme dhe maksimale. Amir Abdollahian gjithashtu tha: Rrënja kryesore e krizës në rajon shkon prapa në luftën e Gazës dhe Irani do të vazhdojë përpjekjet e tij diplomatike për të vendosur një armëpushim të qëndrueshëm. Në këtë bisedë telefonike, Ministrja e Jashtme e Japonisë, znj. Yoko Kamikawa, duke shprehur shqetësimin e saj për situatën humanitare në Gaza dhe zgjerimin e perimetrit të konflikteve në rajon, theksoi rëndësinë e dërgimit të ndihmave humanitare në Gaza. Ajo theksoi vazhdimin e konsultimeve dhe bisedimeve shumëpalëshe dhe dypalëshe me qëllim ndalimin e menjëhershëm të luftës dhe kthimin e situatës në paqe dhe stabilitet. Duke kujtuar qëndrimin e qartë të vendit të saj në dënimin e sulmit ndaj ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask, znj. Kamikawa deklaroi; Japonia beson se sulmet ndaj objekteve diplomatike janë të papranueshme.

Tags