Prill 18, 2024 10:17 Europe/Tirane
  • Amir-Abdollahian:

Ministri i Jashtëm iranian Husein Amir-Abdollahian tha se sulmet hakmarrëse të Republikës Islamike në territoret e pushtuara nga Izraeli paraqitën një përkufizim të ri të ekuilibrit të fuqisë në rajonin e Azisë Perëndimore.

 

Amir-Abdollahian e bëri deklaratën të mërkurën më 17 prill në një mesazh drejtuar kryekomandantit të ushtrisë, gjeneralmajor Abdurrahim Musavi me rastin e Ditës Kombëtare të Ushtrisë, teksa vlerësoi aftësitë mbrojtëse dhe fuqinë parandaluese të Iranit në operacionin e tij të fundit hakmarrës kundër entitetit të paligjshëm sionist.

Në një sulm të shumanshëm, të quajtur Operacioni "Premtimi i Vërtetë", Irani lëshoi të shtunën vonë qindra dronë dhe raketa në territoret e pushtuara si përgjigje ndaj agresionit të regjimit sionist ndaj objekteve diplomatike iraniane në kryeqytetin sirian Damask më 1 prill.

Sulmet ajrore izraelite në kompleksin e ambasadës së Iranit në Damask kishin vrarë dy gjeneralë të Forcave Kuds të IRGC-së, gjeneral-brigade Mohammad Reza Zahedi dhe gjeneral Mohammad Hadi Haxhi Rahimi, si dhe pesë nga oficerët e tyre shoqërues.

Amir-Abdollahian shprehu mirënjohjen e Ministrisë së Jashtme për "planifikimin, hartimin dhe zbatimin e saktë dhe efektiv" të operacionit fitimtar "Premtimi i Vërtetë", i cili erdhi si përgjigje ndaj "veprimeve të liga të regjimit sionist në rajon" dhe martirizimit të një grup komandantësh të IRGC-së në ndërtesën e konsullatës së ambasadës së Iranit në Damask.

“Pa dyshim, ky veprim i vlefshëm dhe kompleks ushtarak, i cili u krye në bazë të parimit të njohur [universalisht] të mbrojtjes legjitime dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret ndërkombëtare të njohura përgjithësisht, ripërcaktoi balancën e fuqisë në rajonin e Azisë Perëndimore dhe dëshmoi edhe një herë fuqinë parandaluese të Forcave të Armatosura të vendit ndaj armiqve të betuar të Islamit dhe të Iranit”, tha kryediplomati iranian.

Duke theksuar se operacioni hakmarrës krijoi më shumë kapacitete për aparatin diplomatik iranian në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe rajonale, Amir-Abdollahian tha se hakmarrja çoi në një rritje të ndjenjës së patriotizmit midis iranianëve dhe përshpejtoi rënien e regjimit sionist.

Më 13 prill, IRGC-ja sulmoi territoret e pushtuara nga Izraeli me një batare dronësh dhe raketash. Shkalla e dëmtimit në bazat ushtarake izraelite nëpër territoret e pushtuara nuk është përcaktuar ende.

Pas operacionit, Irani e paralajmëroi Izraelin që të mos ndërmerrte ndonjë veprim hakmarrës dhe u kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përpiqeshin të mos përfshihen në konflikt, duke sinjalizuar se e konsideronte çështjen si "të përfunduar".

Presidenti Ebrahim Raisi tha të dielën në një deklaratë: "Nëse regjimi sionist ose mbështetësit e tij tregojnë sjellje të pamatur, ata do të marrin një përgjigje vendimtare dhe shumë më të fortë."

Misioni i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara tha gjithashtu në një deklaratë se përgjigja e Teheranit ndaj agresionit izraelit ishte një "mbrojtje legjitime" në përputhje me Kartën e OKB-së, duke paralajmëruar Uashingtonin që "të qëndrojë larg" nga kjo çështje.

 

Tags