Pezeshkian: Sanksionuesit e popullit iranian i kanë dhënë armë kimike armikut të Iranit
Korrik 22, 2024 09:06 Europe/Tirane
Me rastin e përvjetorit të bombardimit kimik të fshatit Zarde në Kermanshah, presidenti i zgjedhur i popullit iranian deklaroi: Ata që po sanksionojnë popullin e Iranit me pretekste të rreme janë të njëjtët që i dhanë armë kimike armikut të Iranit.
Sipas IRNA, Masoud Pezeshkian të dielën në rrjetin social X shkroi: Jemi në përvjetorin e bombardimit kimik të fshatit Zardeh në Kermanshah. Ai shtoi: Ata që sanksionojnë popullin e Iranit me pretendime të rreme janë të njëjtët që i dhanë armë kimike armikut të Iranit. Më 22 korrik fshati Zardeh në Dalaho u sulmua brutalisht me bomba kimike të regjimit Baath të Irakut, ku 275 persona ranë martir dhe 1146 persona pësuan komplikime nga thithja e gazit helmues.