Çështja e mbulesës së femrave iraniane dhe presioni i imponuar i disa shteteve perëndimore
(last modified Mon, 23 Sep 2024 14:54:27 GMT )
Shtator 23, 2024 16:54 Europe/Tirane
  • Çështja e mbulesës së femrave iraniane dhe presioni i imponuar i disa shteteve perëndimore
    Çështja e mbulesës së femrave iraniane dhe presioni i imponuar i disa shteteve perëndimore

ParsToday- Në një shoqëri që beson te lakuriqësia, ligji i mbulues duket kufizues; sepse kufijtë e mbulimit përcaktohen nga normat morale të asaj shoqërie. Por në Iran, mbulesa dhe privatësia morale kanë origjinalitet.

Mënyra e veshjes dhe mbulesa e femrave në Iran ka qenë gjithmonë një nga objektivat e sulmuara nga mediat dhe institucionet perëndimore. Kjo është në kohën kur çështja e hixhabit apo mbulesës së femrës i ka rrënjët në kulturën dhe traditën iraniane dhe populli iranian, ashtu si popujt e rajoneve të tjera të botës, kanë vlerat e tyre kulturore dhe tradicionale. Prandaj, shoqëria iraniane ka norma të ndryshme për sa i përket preferencave gjinore në krahasim me shoqëritë e tjera të tilla si shoqëritë perëndimore. Natyrisht, në Iran, askush nuk dënohet për atë që bën në shtëpinë e tij (në privatësinë personale), dhe ajo që është e rëndësishme për ligjvënësit në Iran është ajo që bëhet në rrugë dhe në nivelin shoqëror. Me fjalë të tjera, normat e shfaqura në rrugë janë normë, jo në jetën private, ku individi është i lirë.

Duhet të dihet se çdo vend ka ligjin e tij të veshjeve, i cili mund të na pëlqejë neve ose jo. Por ligjet e secilës shoqëri kërkojnë që njerëzit që jetojnë në atë shoqëri ta respektojnë atë veshje. Kështu ndodh edhe në Iran. Sigurisht, pika delikate këtu është se ligji i Iranit, meqë ra fjala, ai nuk është një ligj i veshjes; përkundrazi, mund të shihet si ligji i cili ndalon heqjen e mbulesave dhe parandalon lakuriqësinë.

Raste të tilla mund të shihen edhe në Perëndim. Për shembull, në disa shoqëri, përfshirë Kanadanë, nëse dikush del i zhveshur në rrugë, do të gjykohet nga gjykata për krimin se ka dal lakuriq në ambient publik. Në këtë vend, nuk mund të hysh as në një restorant McDonald's pa një bluzë. Ky është gjithashtu një lloj ligji i mbulesës. Prandaj, ndoshta në një shoqëri që beson te lakuriqësia, ligji i mbulesës mund të duket kufizues; sepse kufijtë e mbulesës përcaktohen nga normat morale të asaj shoqërie. Por kështu nuk është në Iran dhe mbulesa dhe privatësia morale ka origjinalitet.

Pavarësisht nga kjo çështje, mbulesa në Iran nuk kufizohet vetëm tek femrat iraniane. Meshkujt gjithashtu nuk mund të shfaqen në publik pa veshur këmishë apo bluzë, pra nuk mund të dalin zhveshur; ata duhet të veshin rroba. Së fundi, në këtë kontekst, është e nevojshme të njihen pikëpamjet e imponuara nga media dhe nga qarqe kulturore dhe në bazë të konstruksionit kulturor të shoqërisë, nuk duhet t'i nënshtrohemi reklamave mediatike.

 

Tags