Irani propozon tregtimin e energjisë elektrike me Rusinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite
(last modified Thu, 26 Sep 2024 15:31:29 GMT )
Shtator 26, 2024 17:31 Europe/Tirane
  • Irani propozon tregtimin e energjisë elektrike me Rusinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite

Ministri i Energjisë i Iranit propozoi në takimin e Ministrave të Energjisë BRICS në Moskë që rrjeti i energjisë elektrike i Iranit të lidhet me atë të Rusisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars,  Abbas Aliabadi, Ministri i Energjisë i Iranit, tha në takimin e Ministrave të Energjisë së BRICS në Moskë, se në fushën e energjisë elektrike, duke lidhur rrjetin e tij elektrik me të gjitha vendet me një kufi tokësor të përbashkët, Irani synon të fillojë tregtinë dhe tranzitin e energjisë elektrike.

Ministri iranian i Energjisë shtoi se bashkimi i pesë vendeve të Iranit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit dhe Etiopisë në grupin BRICS është me rëndësi strategjike dhe duke marrë parasysh burimet e mëdha energjetike në dispozicion si dhe rolin e rëndësishëm tranzit të këtyre vendeve në gjeografinë politike të botës, kjo aleancë mund ta bëjë BRICS një fuqi unike ekonomike dhe politike.

Aliabadi sqaroi se grupi BRICS përfaqësonte 32% të ekonomisë botërore në vitin 2023 dhe kjo shumë është shumë domethënëse krahasuar me peshën prej 30% të shtatë vendeve kryesore të industrializuara të botës (G7).

Ministri i Energjisë i Iranit shtoi se vitet e fundit disa vende si Kina, Irani, Rusia dhe India, duke krijuar dhe duke u anëtarësuar në mekanizma të bashkëpunimit ekonomik dhe politik në arenën ndërkombëtare, si bashkëpunimi i grupit BRICS, po mendojnë për krijimin e  institucioneve të ngjashme që të luajnë një rol në rendin e ri botëror që bazohet në barazi.  

Java Ruse e Energjisë (Russian Energy Week ) është një ngjarje vjetore prestigjioze që synon të shqyrtojë dhe analizojë sfidat dhe mundësitë në industrinë e energjisë, veçanërisht të energjisë së rinovueshme dhe fosile, që mbahet në Moskë, kryeqytetin e Rusisë.

Ndërkohë, takimi i ministrave të energjisë të vendeve anëtare të BRICS filloi të enjten (26 shtator) njëkohësisht me hapjen e ngjarjeve të Javës Ruse të Energjisë në Moskë.

Në këtë takim janë të pranishëm ministrat e Energjisë dhe zyrtarë të vendeve të BRICS, përfshirë Rusinë, Republikën Islamike të Iranit, Kinën, Indinë, Brazilin, Afrikën e Jugut, Etiopinë, Egjiptin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Tags