Disa pika nga letra e rëndësishme e dijetarëve sunitë iranianë drejtuar Ajetullah Khameneit në vlerësimin e operacionit kundër Izraelit
(last modified Wed, 09 Oct 2024 18:12:51 GMT )
Tetor 09, 2024 20:12 Europe/Tirane
  • Disa pika nga letra e rëndësishme e dijetarëve sunitë iranianë drejtuar Ajetullah Khameneit
    Disa pika nga letra e rëndësishme e dijetarëve sunitë iranianë drejtuar Ajetullah Khameneit

ParsToday - Dijetarët myslimanë sunitë të Iranit, në një veprim unifikues, i dërguan një letër liderit të Revolucionit Islamik dhe vlerësuan zbatimin e operacionit krenar dhe të guximshëm "Premtimi i Vërtetë 2".

Në një letër drejtuar Ajetullah Khameneit, 3000 dijetarë myslimanë sunitë iranianë shprehën mirënjohjen dhe mbështetjen e tyre për operacionin "Premtimi i Vërtetë 2". Në një pjesë të kësaj letre thuhet: "Tani, me udhëheqjen e fuqishme dhe të urtë të zotërisë tuaj dhe pas një periudhe të vetëpërmbajtjes, me dorën e fortë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, u sulmua dhe godit zemra e territoreve të pushtuara në mbrëmjen e 1 tetorit dhe pushtuesit izraelit u përballen me zjarrin e zemërimit të Umetit Islam dhe ushtarëve të Zotit. Me këtë veprim u qetësuan pak zemrat e pikëlluara të familjeve të dëshmorëve, të popullit të pambrojtur të Palestinës dhe të gjithë njerëzve të lirë të botës. Gjithashtu, me këtë vërtetë morën forcë të re luftëtarët e palodhshëm të Kudsit të shenjtë për t'u përballur me regjimin pushtues sionist deri në fund të jetës së pandershme të këtij fëmije të paligjshëm të arrogancës botërore.

Ne, një grup imamë të xhematëve dhe të namazit të xhumasë dhe predikues të shkollës sunite të vendit, si shërbëtorë të Kur'anit të shenjtë dhe mësimeve islame dhe rrugës së unitetit dhe shpjegimit të së vërtetës, duke vlerësuar deklaratat ndriçuese dhe fjalimin burrëror të zotërisë suaj në ceremoninë e xhumasë së fundit në Teheran dhe duke ripërtërirë besëlidhjen tonë me idealet e Imam Khomejnit (ra) dhe dëshmorëve të lartësuar dhe duke ndjekur rrugën e atij udhëheqësi të madh, shprehim mirënjohjen dhe vlerësimin tonë të përzemërt për operacionin ngadhënjimtar "Premtimi i Vërtetë 2" të Gardës së Revolucionit Islamik dhe të forcave të armatosura heroike të Republikës Islamike të Iranit kundër regjimit pushtues dhe fëmijëvrasës izraelit për udhëheqësin e urtë dhe komandantëve dhe luftëtarëve të rrugës së Zotit".

Sipas raportit të ParsToday, Mohammed Kazem Anbarloui, njohës i çështjeve politike, ka shpjeguar disa aspekte të kësaj letre të rëndësishme të cilat do ti paraqesim në këtë artikull:

Arsyeja e parë e rëndësisë së këtij mesazhi është nga pikëpamja e unitetit dhe bashkimit të Umetit Islam, veprim ky që është pikërisht i kundërt me dëshirën e koalicionit perëndimor-hebraik. Ky veprim tregon se myslimanët sunitë, së bashku me vëllezërit myslimanë shiitë, janë ngritur kundër regjimit pushtues dhe politikave të dhunës dhe padrejtësisë dhe nuk qëndrojnë të heshtur përballë krimeve të pushtuesve. Në sferën popullore, ky unitet rreth boshtit të Kudsit të shenjtë dhe çështjes së Palestinës duket qartë këtyre ditëve. Kur qytetarët egjiptianë dhe marokenë mbushin hapësirën virtuale në përgjigje të deklaratave të liderit të Revolucionit Islamik të Iranit gjatë namazit të së premtes, ose kur jordanezët dhe irakianët njëkohësisht me lëshimin e raketave iraniane, këndojnë dhe brohorisin kundër armikut sionist, kjo nuk është gjë tjetër veçse uniteti i terrenit në Umetin Islam. Gjithashtu është e rëndësishme edhe organizimi i tubimeve të mëdha popullore në Pakistan, Indi, Turqi, etj.

Arsyeja e dytë e rëndësisë së këtij veprimi të dijetarëve myslimanë sunitë, është pasqyrimi dhe jehona e këtij mesazhi në fushën e luftës së transmetimeve. Armiku, duke përdorur krahët e tij mediatik, është përpjekur shumë herë që zhvillimet aktuale në Palestinë t'i konsiderojë si një bosht tensionues dhe aventuresk të rezistencës së udhëhequr nga Irani dhe në këtë mënyrë të distancojë myslimanët sunitë nga kjo çështje. Letra e dijetarëve të Ehli Sunetit drejtuar liderit të Revolucionit Islamik, megjithatë, kishte një fjalë kyçe të spikatur, e ajo është theksimi i lëvizjes në drejtim të unitetit dhe shpjegimit të së vërtetës. Kjo do të thotë se, pavarësisht përpjekjeve të shteteve perëndimore, rruga e unitetit të myslimanëve, me ndihëm dhe fuqinë e Zotit, po ecën në drejtimin e duhur dhe manifestimi i spikatur i kësaj është rreshtimi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinë (Hamas) që është sunite dhe Xhihadit Islamik përkrah me Hezbollahun (shiit) të Libanit dhe Ansarullahun e Jemenit, duke krijuar kështu epope të mëdha në rrugën e çlirimit të Palestinës së shtrenjtë. Në ligjëratën e tij të namazit të xhumasë së fundit, Ajetullah Khamenei iu drejtua botës arabe dhe, me gjuhën e tij elokuente, e përfshiu botën islame dhe njerëzit liridashës anë e mbanë botës në luftën e transmetimeve rreth operacionit "Stuhia al-Aksa".

Më në fund, sot, më shumë se një vit pas fillimit të agresionit ushtarak barbar sionist në Rripin e Gazës, më shumë se 150,000 njerëz janë plagosur ose martirizuar. Ndërkohë, për fat të keq, ka ende disa dijetarë myslimanë të botës arabe dhe islame që po e vëzhgojnë situatën në heshtje. Por Republika Islamike e Iranit, nën udhëheqjen e Ajetullah Khamenei, duke mbështetur fuqishëm lëvizjen heroike të luftëtarëve palestinezë, për të cilën ai pagoi një çmim të lartë, arriti të kthente vëmendjet drejt Palestinës përsëri dhe të ringjallte problemin e parë të botës Islame në zemrat e myslimanëve.

Në këtë drejtim, Ajatollah Khamenei u shfaq si një flamurtar i madh në atë masë sa që në muajt e fundit, shumë dijetarë myslimanë sunitë e kanë pranuar rolin e tij strategjik dhe kanë konfirmuar rolin e tij udhëheqës në konfliktin aktual në rajon. Ky unitet dhe bashkim në mesin e Umetit të Unifikuar dhe mysliman të botës mund të jetë si karburanti i raketave të operacioneve "Premtimi i Vërtetë 1 dhe 2", të cilat mund të synojnë lehtësisht zemrën e regjimit sionist dhe të kundërshtojnë politkat hegjemoniste të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteteve perëndimore dhe aleatëve të tyre rajonalë.

 

Tags