Të drejtat amerikane të njeriut, MEK lojtari i parë i Uashingtonit kundër Iranit
(last modified Tue, 28 Jun 2016 06:59:19 GMT )
Qershor 28, 2016 08:59 Europe/Tirane
  • Të drejtat amerikane të njeriut, MEK lojtari i parë i Uashingtonit kundër Iranit

Në historinë e RII kanë ndodhur ngjarje të dhimbshme të cilat tregojnë metodën amerikane të të drejtave të njeriut. Duke patur parasysh këto ngjarje të dhimbshme, në kalendarin historik të Iranit periudha nga 26 qershori deri më 2 korrik është quajtur java e të drejtave amerikane të njeriut.

Gjatë periudhës së revolucionit islamik, janë ndodhur shumë ngjarje të përgjakshme dhe veprime terroriste të cilat janë drejtuar në mënyrë direkte dhe indirekte nga Amerika. Brenda një jave Irani dhe populli iranian është përballur me të tilla akte terroriste. Nga dita e dielë në të gjithë Iranin ka nisur java e zbulimit të të drejtave amerikane të njeriut. Kjo javë do të vazhdojë aktivitetet e saj deri më 2 korrik që është përvjetori i rrëzimit të avionit civil iranian nga një anije amerikane. Sa më shumë zgjat jeta e Revolucionit Islamik, pema e sa bëhet akoma më e fuqishme. Kjo thekson edhe më shumë fjalinë historike të imam Khomeinit (ra) i cili ka thënë: Sa keni frymë, aq më shumë thërrisni kundër Amerikës. Në kohën kur imam Khomeini (ra), Amerikën e quajti Shejtani i Madh, aq më shumë u bë e qartë imazhi mashtrues dhe kriminal i qeverisë amerikane. Vitin e kaluar lideri suprem në takimin që pati me familjet e dëshmorëve të 7 Tirit, kërkoi përcaktimin e një jave si java e zbulimit të të drejtave amerikane të njeriut me qëllim që të zbulohen krimet e amerikanëve mashtrues. Shtabi i të drejtave të njeriut në sistemin juridik të Iranit, kohë më parë publikoi një raport special duke u bazuar në udhëzimet e liderit suprem mbi emërimin e 2 Tirit si javën e të drejtave amerikane të njeriut. Në këtë raport janë paraqitur shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e Amerikës dhe thuhet: Atentati i kryer kundër presidentit të RII ( aktualisht lideri suprem ) më 27 qershor të vitit 1981. Ky atentat ishte një prej akteve më të rëndësishme që amerikanët dhe përkrahësit e tyre ndërmorën për të ndërprerë lëvizjen e revolucionit islamik në Iran. Grushti i shtetit për ndryshimin e sistemit pas fitores së revolucionit islamik. Shtabi komandues i grushtit të shtetit në Paris i përbërë nga ish krerë të regjimit të Shahut të cilët ishin larguar nga Irani. Shpërthimi në selinë e partisë Republika Islamike më 27 qershor të vitit 1981 që shkaktoi martirizimin e mbi 70 funksionarëve të RII, si martir Beheshti sekretari i përgjithshëm i partisë dhe kryetar i sistemit juridik të Iranit, 4 ministra dhe 23 deputetë. Vrasja e martir Saduki më 2 korrik të vitit 1981. Martir Saduki për shkak të ndikimit të madh të tij në rrjedhën e revolucionit islamik ishte piketuar nga armiqtë e islamit dhe ndaj tij ishin kryer disa atentate. Më në fund në muajin e bekuar të ramazanit më 2 korrik të vitit 1981, në kohën e faljes së namazit të xhumasë, është vrarë pas një atentati të kryer nga grupi terrorist Monafekin ( MEK). Në këtë operacion përveç martirit Saduki, janë vrarë edhe disa roje të tij dhe 2 prej besimtarëve të pranishëm në namazin e xhumasë. Bombardimi kimik i Sardashtit. Më 28 korrik të vitit 1987 forcat ajrore të Irakut duke përdorur bomba kimike të cilat i kanë poseduar me ndihmën e Amerikës dhe vendeve Evropiane, kryen sulm kimik ndaj rajonit Sardasht në Iran. Në këtë sulm 110 banorë të këtij rajoni u martirizuan dhe 8 mijë të tjerë pësuan dëme të shumta fizike për shkak të gazrave helmuese. Rrëzimi i avioni civil iranian më 3 korrik të vitit 1988. Në kohën kur avioni civil i kompanisë iraniane të fluturimeve IranAir, u ngrit nga Bandar Abasi për në Dubai, më 3 korrik të vitit 1988 u godit nga një raketë e drejtuar nga anije amerikane USS Winsens në gjirin Persik. Në këtë sulm vdiqën të gjithë 290 pasagjerët e avionit prej të cilëve 46 ishin shtetas të huaj dhe 66 ishin fëmijë. Ky krim për nga numri i viktimave është krimi ma i madh ajror në histori. Amerika kurrë nuk ka kërkuar falje për këtë krim dhe asnjë prej punonjësve të anijes luftarake amerikane nuk është dënuar për këtë rast. Përveç kësaj William Rogers komandanti i kësaj anijeje luftarake, në përfundim të misionit të tij ka marrë medalje trimërie.

 

Tags