Zarif: Ndjekja e çështjes së tragjedisë në Mina, prioritet i Iranit në marrëdhëniet me Arabinë Saudite
(last modified Sun, 11 Sep 2016 17:49:24 GMT )
Shtator 11, 2016 19:49 Europe/Tirane
  • Zarif: Ndjekja e çështjes së tragjedisë në Mina, prioritet i Iranit në marrëdhëniet me Arabinë Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh me rastin e përvjetorit të parë të tragjedisë në Mina ku humbën jetën qindra pelegrinë iranianë, deklaroi se Ministria e Jashtme po bën përpjekje serioze për realizimin e të drejtave të familjeve të viktimave të kësaj tragjedie.

Muhamed Xhevad Zarif, deklaroi se kjo çështje nuk do të hiqet nga agjenda e Ministrisë së Jashtme derisa të realizohet e drejta legjitime e viktimave dhe e të afërmve të viktimave të tragjedisë në Mina dhe padyshim kjo çështje do të jetë një nga standardet kryesore në marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Në vazhdim të mesazhit të tij, shefi i diplomacisë së Iranit theksoi:'' Tragjedia e hidhur në Mina ku mijëra haxhinj humbën jetën në mënyrën më të tmerrshme, tregoi se si regjimi Al Saud duke marrë peng vendet e shenjta islame i shfrytëzon ato  për realizimin e qëllimeve të errëta e sektare në shërbim të imperializmit dhe sionizmit.'' ''Arroganca, egoizmi dhe pasuria e pafundme e pushtetarëve sauditë ka bërë që ata të humbasin logjikën dhe duke përkrahur grupet terroriste e takfiriste e kanë zhytur rajonin në një krizë të thellë duke krijuar kriza e shkatërrime për qeveritë dhe popujt e rajonit''- thekson z. Zarif duke shtuar se vazhdimi i këtyre politikave do të ketë përfundim të keq për regjimin saudit.

 

Tags