Zarif në New York Times: Veprimet e dhunshme kanë rrënjë në vehabizëm
(last modified Wed, 14 Sep 2016 05:22:23 GMT )
Shtator 14, 2016 07:22 Europe/Tirane
  • Zarif në New York Times: Veprimet e dhunshme kanë rrënjë në vehabizëm

Ministri i punëve të jashtëm të Iranit deklaroi se shumica e veprimeve të dhunshme  që po kryen duke keqshfrytëzuar emrin e Islamit, kanë rrënjë në vehabizëm.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një artikull të tij të publikuar në gazetën amerikane "New York Times", shtoi: "Sunduesit e regjimit Al Saud duhet të lënë propagandën për akuzimin e vendeve të tjera anëtare të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të bashkëpunojnë për ta zhdukur rrezikun e terrorizmit dhe dhunën që po kërcënon të gjitha vendet. Që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 e deri më tani, vehabizmi luftënxitës disa herë ka ndërruar fytyrën e tij, mirëpo në ideologji dhe në rrugën fondamentale të tij nuk është bërë  kurrfarë ndryshimi, pavarësisht se ai është paraqitur në emër të grupeve si Taleban ose në formë të degëve të riprodhuara të Al Kaidas ose të grupit të ashtuquajtur "Shteti Islamik" i cili nuk është as shtet dhe as islamik". Z. Zarif në vazhdim theksoi se përpjekjet e Arabisë Saudite për t'i bindur aleatet e saj perëndimorë që të përkrahin politikat shkurtpamëse janë mbi baza të gabuara sepse rezultuan me futjen e botës arabe në trazira më të madha. Iluzioni se destabilizimi i rajonit të Lindjes së Mesme do të ndihmojë për ta "kontrolluar" Iranin ose armiqësia e pretenduar mes myslimanëve shiitë dhe sunitë e cila ka zgjeruar konfliktet në rajon, janë në kundërshtim të hapur me këtë realitet se gjakderdhjet më të tmerrshme në rajonin e Lindjes së Mesme janë bërë për shkak të vrasjes së vëllezërve arabë dhe sunitë nga vehabistët. Në kohën kur ekstremistët me përkrahjen e zotërinjve të tyre pasur, po vrasin të krishterët, hebrenjtë, myslimanët shiitë dhe "heretikët" e tjerë, në realitet arabët sunitë të vendeve të Lindjes së Mesme kanë pësuar dëmet më të madhe nga ky lloj i të menduarit eksportues të urrejtjes, - theksoi ndër të tjera z. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit.

Tags