Shtohen eksportet e Iranit në Europë dhe Azi
(last modified Wed, 26 Apr 2017 06:12:26 GMT )
Prill 26, 2017 08:12 Europe/Tirane
  • Shtohen eksportet e Iranit në Europë dhe Azi

Shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe BE në muajin e parë të këtij viti kanë shënuar një rritje prej 171 % duke arritur shifrën 1,555 miliardë euro.

Siç bën të ditur agjencia e lajmeve IRNA, gjatë muajit Janar 2017, vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe BE ishte 1,555 miliardë euro, ndërsa në të njëjtin muaj të vitit 2016, shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe 28 vendeve të BE ishin 572 milionë euro. Në Janar të këtij viti, eksporti i mallrave iraniane drejt BE-së është rritur 6,5 herë më shumë në krahasim janarin 2016, duke arritur vlerën 772 milionë euro. Sipas Zyrës së doganave të RII, eksporti i mallrave iraniane drejt Afrikës dhe Azisë ne vitin 2017 ka shënuar një rritje prej 30 % në krahasim me një vit më parë.

 

Tags