Shamkhani uron çlirimin e Mosulit
(last modified Sun, 09 Jul 2017 17:44:18 GMT )
Korrik 09, 2017 19:44 Europe/Tirane
  • Shamkhani uron çlirimin e Mosulit

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, z. Ali Shamkhani, tha të dielën se çlirimi i Mosulit i ka rrënjët në udhëheqjen e figurave fetare, mençurinë e qeverisë së Irakut dhe guximin e ushtrisë dhe forcave vullnetare irakiane.

Shamkhani i dërgoi mesazhe të veçanta Ajetollah Sistanit, klerik i shquar fetar në Irak dhe kryeministrit të Irakut Heidar Ebadi, për t'i përgëzuar për çlirimin e Mosulit nga grupi terrorist ISIS. Nuk ka dyshim se kjo fitore e rëndësishme i takon të gjithë popullit irakian në luftën e tij kundër grupit terrorist ISIS, tha ai në mesazhet e tij. Edhe një herë është vërtetuar se vullneti i fuqive të mëdha dhe i disa vendeve në rajon që kërkojnë të përgatisin terrenin për praninë e gjatë të terroristëve në Irak, është i dënuar me dështim, tha z. Shamkhani. Në luftën kundër terrorizmit, përparësi duhet t'i kushtohet sfidave kulturore dhe ideologjike më shumë sesa konfrontimit ushtarak, tha Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, z. Ali Shamkhani. Pritet që pas tërheqjes së terroristëve dhe kthimit të qetësisë dhe stabilitetit në Irak, të dëshmohet rritja dhe zhvillimi i vendit në arenën ndërkombëtare, të demonstrohet një model i suksesshëm i rezistencës ndaj komploteve dhe luftërave të ndërlikuara, tha ai. Qeveria iraniane, forcat e armatosura dhe popoulli iranian janë të gatshëm të ndihmojnë qeverinë dhe popullin e Irakut dhe të japin ndihmë humanitare për njerëzit e zhvendosur dhe gjithashtu të ndihmojnë në rindërtimin e qyteteve të Irakut, si dhe të infrastrukturës së vendit, tha z. Shamkhani.

 

Tags