May 06, 2023 10:25 Europe/Tirane
  • Reagimi i Shamkhani ndaj rrëfimit të Sullivanit për mbështetjen e Amerikës për regjimin sionist

Në përgjigje të rrëfimit që Sullivan bëri për regjimin sionist, Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit e quajti Amerikën përgjegjëse për të gjitha aktet terroriste të këtij regjimi kundër popullit iranian dhe objekteve bërthamore.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan bëri pretendime të pabaza në lidhje me programin bërthamor paqësor të Iranit dhe tha: Presidenti amerikan Joe Biden ka theksuar se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. Sullivan gjithashtu theksoi mbështetjen e Amerikës për regjimin sionist. Lidhur me këtë, “Ali Shamkhani”, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në përgjigje të deklaratave të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, në një postim në Tëitter duke iu referuar deklaratës së Jake Sullivan se nëse Irani përpiqet të arrijë një bombë bërthamore, Shtetet e Bashkuara do t'i japin Izraelit lirinë e veprimit për t'u marrë me të, shkroi: Kjo deklaratë do të thotë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të jenë përgjegjëse për të gjitha aktet terroriste të regjimit sionist kundër objekteve bërthamore dhe popullit të Iranit dhe duhet të pranojnë pasojat e këtyre veprimeve. Jake Sullivan të premten në institutin e Uashingtonit tha se angazhimi i Amerikës ndaj Izraelit është i pathyeshëm. Sullivan gjithashtu tha se programi bërthamor i Iranit është zhvilluar ndjeshëm dhe atë e quajti një kërcënim real për sigurinë e rajonit dhe atë botëror, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Pretendimet e Jake Sullivan për programin bërthamor të Iranit janë ngritur ndërsa autoritetet e Republikës Islamike të Iranit kanë deklaruar vazhdimisht se armët bërthamore nuk kanë vend në doktrinën bërthamore të Iranit.

Tags