Prill 10, 2023 09:28 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Tensioni dhe konflikti në rajonin e Kaukazit nuk janë në interes të asnjë vendi

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në një takim me Armen Grigoryan, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Armenisë, tha: Tensioni dhe konflikti në rajonin e Kaukazit nuk janë në interes të asnjë vendi.

Sipas IRNA, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Armenisë, Armen Grigoryan, i cili mbërriti në Teheran, u takua dhe diskutoi me admiral Ali Shamkhani, sekretarin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit. Në këtë takim, Admirali Shamkhani, duke iu referuar marrëdhënieve historike mes dy vendeve dhe duke theksuar zgjerimin e marrëdhënieve miqësore mes Teheranit dhe Jerevanit, tha: Vendndodhja e Iranit dhe Armenisë në korridorin e komunikimit veri-jug ka krijuar një perspektivë të qartë për thellim e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit deklaroi se tensioni dhe konflikti në rajonin e Kaukazit nuk janë në interes të asnjë vendi dhe sqaroi se çdo ndryshim në gjeografinë e rajonit të Kaukazit është një masë tensionuese dhe në drejtim të dëshirave të armiqve për dëmtimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Shamkhani tha: Dialogu dhe ndërveprimi i vazhdueshëm duhet të zëvendësojë çdo qasje të ashpër për t'i dhënë fund sfidave rajonale. Shamkhani, duke theksuar se rajoni i Kaukazit po kalon kushte të ndjeshme, shpresën se Republika e Azerbajxhanit dhe Armenia do të mund të menaxhojnë dhe zgjidhin tensionet me përmbajtje dhe mirëkuptim. Në këtë takim, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Armenisë, Armen Grigoryan, iu referua marrëdhënieve të kahmotshme ndërmjet Teheranit dhe Jerevanit dhe bëri thirrje për zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm me Republikën Islamike të Iranit. Ai gjithashtu renditi prioritetet e vendit të tij në fushën e politikës së jashtme. Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Armenisë deklaroi: Republika Islamike e Iranit luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis vendeve të Kaukazit dhe garantimin e sigurisë së rajonit. Duke vlerësuar rolin shumë efektiv të Republikës Islamike të Iranit në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe duke përgëzuar marrëveshjen e fundit midis Teheranit dhe Riadit, ai tha: E vetmja mënyrë për t'i dhënë fund krizave rajonale dhe për të parandaluar tensionet është përfshirja në dialog dhe ndërveprim ndërmjet vendeve.

Tags