Shtohet me 120% sasia e shkëmbimeve tregtare të Iranit dhe Katarit
Ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit deklaroi se duke marrë parasysh rrethanat që sundojnë në rajon dhe interesimin e palës katariote për zgjerimin e marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit, gjatë disa muajve të kaluar sasia e shkëmbimeve tregtare të Iranit dhe Katarit është shtuar me 120%.
Muhamed Shariatmedari, ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit, pas takimit me Ahmed bin Xhasim bin Muhamed Ale Thani, ministrin e ekonomisë së Katarit, bëri të ditur propozimin e Dohas për shtimin e shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Katarit deri në 5 miliardë dollarë në vit dhe deklaroi: "Në shtatë muajt e kaluar vlera e eksportit të Iranit në Katar ka shkuar në 97 milionë dollarë si dhe në fushën e eksportit të shërbimeve teknike dhe inxhinierike ka shkuar rreth një miliard dollarë".