Boruxherdi: Vendimi i Trump e thellon krizën në Lindjen e Mesme
(last modified Tue, 12 Dec 2017 17:25:36 GMT )
Dhjetor 12, 2017 18:25 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Vendimi i Trump e thellon krizën në Lindjen e Mesme

Një ligjvënës i lartë iranian tha të martën se vendimi i papërgjegjshëm dhe i pamatur  i Presidentit të SHBA, Donald Trump për të njohur Kudsin e shenjtë si kryeqytetin e regjimit sionist do të çojë në përkeqësim të situatës në rajonin e Lindjes së Mesme.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe të Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian z. Alaedin Boruxherdi në një takim me kryetarin e grupit parlamentar të miqësisë Iran-Armeni,  vuri në dukje zhvillimet rajonale, protestat në shtetet evropiane dhe islamike kundër veprimit të Trump dhe i konsideroi këto zhvillime si një tregues të rëndësisë së Palestinës në opinionin publik botëror. Ai nënvizoi rëndësinë e zhvillimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme dhe tha se lidhjet historike miqësore mes Iranit dhe Armenisë janë një mbështetje e fortë në drejtim të zgjerimit të marrëdhënieve, veçanërisht të marrëdhënieve parlamentare. Boruxherdi shtoi se mbajtja e dialogut dhe shkëmbimi i vazhdueshëm i pikëpamjeve midis komisioneve të specializuara të dy parlamenteve mund të ndihmojë në zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe të sigurisë. Nga ana e tij, kryetarin e grupit parlamentar të miqësisë Iran-Armeni, z. Vahram Baghdasaryan tha se Irani është një vend i rëndësishëm dhe me ndikim në rajon, kështu që qeveria dhe parlamenti armen theksojnë forcimin dhe konsolidimin e lidhjeve me Iranin. Ai tha se politika e balancuar e Iranit mund të ndihmojë në vendosjen e paqes dhe qetësisë në rajon. Vizita e ardhshme e presidentit iranian z. Hasan Ruhani në Armeni, në janar 2017 dhe takimi me presidentin armen Serzh Sargisian, ishte një tjetër temë që u diskutua në takimin e delegacioneve parlamentare të Iranit dhe Armenisë.

 

Tags