Velajati: Irani mbështet fuqishëm Intifadën e Palestinës
(last modified Thu, 21 Dec 2017 10:42:08 GMT )
Dhjetor 21, 2017 11:42 Europe/Tirane
  • Velajati: Irani mbështet fuqishëm Intifadën e Palestinës

Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, deklaroi se Republika Islamike e Iranit mbështet me forcë luftëtarët palestinezë, Intifadën e Palestinës dhe daljen në rrugë të popullit palestinez për të protestuar kundër vendimit të fundit të presidentit amerikan kundër Kodsit.

Z. Ali Akbar Velajati të mërkurën në mbrëmje në një intervistë me kanalin televiziv Al Alam dhe në reagim ndaj vendimit të presidentit amerikan rreth Kodsit, theksoi mbështetjen e prerë të Iranit ndaj Intifadës së Palestinës dhe shtoi: "Veprimi i Trump është një hap djallëzor i madh të cilin regjimi sionist e ka interpretuar si "Balfour 2". Vlen të theksohet se deklarata e Balfouri-it është bërë në vitin 1917 nga Artur Xhejms Balfour, ministri i jashtëm i Anglisë në atë kohë, duke iu drejtuar Walter Rothschild, politikanit sionist dhe anëtar në Parlamentin e Anglisë, që në bazë të këtij dokumenti, Anglia dhe krerët e lëvizjes botërore të sionizmit dhe përfaqësuesit e saj në Angli dhe Evropë janë zotuar për të mbështetur themelimin e një shteti çifut në territorin e Palestinës. Z. Velajati në vazhdim tha se disa vende islame në mënyrë të fshehur dhe të hapur kanë marrëdhënie me regjimin sionist dhe nuk kanë kurrfarë shqetësimi për Palestinën dhe Bejtul-Mokades si Kibla e parë e myslimanëve, prandaj punën kryesore po e kryejnë palestinezët me Intifadën e tyre. Boshti i Rezistencës duke përfshirë Irakun, Sirinë, Libanin dhe grupet e rezistencës palestineze si Hamas dhe Xhihadi Islamik, ka qëndron përball regjimit sionist dhe me padyshim se fitorja përfundimtare do të jetë në anën e myslimanëve,- tha ndër të tjera z. Velajati.

Tags