25% rritje në eksportet e Iranit në Irak
(last modified Fri, 03 Aug 2018 05:56:25 GMT )
Gusht 03, 2018 07:56 Europe/Tirane
  • 25% rritje në eksportet e Iranit në Irak

Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë, Industrisë, Minierave dhe Bujqësisë së Iranit, njoftoi një rritje prej 25 për qind në eksportin e mallrave iraniane në Irak gjatë katër muajve të fundit.

Sejed Hamid Huseini, në një intervistë me IRNA, shtoi se futja e tarifave të reja nuk ka penguar eksportet e Iranit në Irak dhe të dy vendet janë duke vazhduar tregtinë e tyre. Drejtori i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë së Iranit, Industrive, Minierave dhe Bujqësisë, tha: "Duke pasur parasysh llojin e eksporteve iraniane në Irak, rritja e tarifës doganore nuk ndikon në eksportet e Iranit. Kabineti i Ministrave i Irakut kohët e fundit ka vendosur të rrisë tarifat doganore për disa artikuj të importuar për katër vjet në të gjitha terminalet e kufirit. Sipas statistikave të Organizatës iraniane të Zhvillimit të Tregtisë, vëllimi i tregtisë midis Iranit dhe Irakut në vitin 2017 ishte gjashtë miliardë e 502 milionë dollarë, me përjashtim të 77 milionë dollarëve të eksporteve irakiane në Iran, pjesa tjetër i ishte dedikuar eksporteve iraniane në Irak. Pikat më të rëndësishme të eksporteve të Iranit në Irak përfshijnë "pjesë dhe përbërës të turbinave me avull", "pllaka, fletë të holla dhe shirita plastikë", "djathë", "akullore", "pajisje shtëpiake" artefakte plastike" dhe "pajisje kuzhine ".

 

 

Tags