Amerika dështon në përpjekjet për të penguar eksportin e naftës iraniane
Amerika me padyshim do të dështojë në përpjekjet për të penguar eksportin e naftës iraniane.
Kështu ka deklaruar Hamid Baidi’nezhad ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Londër i cili ka thënë se Donald Turmp ka dështuar në përpjekjet e tij për të imponuar shtimin e prodhimit të naftës dhe shtoi se për kundër parashikimeve të Amerikës tregu i naftës edhe një herë ka hasur rritje të çmimit me rreth 2.8 dollarë për fuçi. Ambasadori iranian tha se së shpejti do të përcaktohet kuota e eksportit të naftës dhe shtoi se në rast se Amerika arrin të realizojë objektivin e saj sipas shumë ekspertëve çmimi i naftës do të rritet aq shumë saqë do të ndikojë negativisht në shumë ekonomi të botës. Amerika pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore ka premtuar rivendosjen e sanksioneve kundër naftës iraniane me qëllim çuarjen në 0 të kuotës së eksportit të naftës së Iranit.