Hamudi: Bota Islame nuk njeh zyrtarisht transferimin e ambasadës së Amerikës në Kods
Kryetari partisë politike "Kuvendi i Lartë Islamik" të Irakut të shtunën duke theksuar se Kodsi i shenjtë është Kibla e parë e myslimanëve dhe bosht i Unitetit Islamik, deklaroi se bota islame nuk e njeh zyrtarisht transferimin e ambasadës së Amerikës në Kodsin e shenjtë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Shejkh Humam Hamudi në konferencën e 32-të ndërkombëtare për Unitetin Islamik që po zhvillohet në Teheran, theksoi nevojën e rezistencës përball regjimit sionist dhe deklaroi: "Izraeli ka frik nga krijimi i unitetit në rajon".
Shejkh Hamudi në vazhdim tha se regjimi sionist po bënë përpjekje që me ndihmën e disa regjimeve arabe dhe duke shfrytëzuar motot fisnore dhe sektariste, të prish sa më shumë stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme.