Lideri suprem thekson respektimin e unitetit, solidaritetit dhe sovranitetit të Irakut
(last modified Wed, 22 Jul 2020 06:11:26 GMT )
Korrik 22, 2020 08:11 Europe/Tirane
  • Lideri suprem thekson respektimin e unitetit, solidaritetit dhe sovranitetit të Irakut

Irani kërkon një Irak të fuqishëm ku ruhet tërësia territoriale, uniteti dhe solidariteti i brendshëm.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik  në takimin që pati me Mustafa Kadhemi, kryeministër i Irakut, tha se Teherani nuk ka kërkuar kurrë dhe nuk do të kërkojë kurrë të ndërhyjë në punët e brendshme të Bagdadit, duke shtuar: "Ajo që për Republikën Islamike ka rëndësi të madhe në marrëdhëniet bilaterale janë interesat e Irakut, mirëqenia, siguria, respekti, fuqia rajonale dhe përmirësimi i gjendjes së përgjithshme". Irani është kundër çdo gjëje që mund të dobësojë qeverinë e Irakut, vuri në dukje Ajetollah Khamenei, duke paralajmëruar megjithatë se qëllimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me vendin arab ishte "e kundërta". "Kjo ndodh sepse SHBA është, në kuptimin e vërtetë të fjalës, armik, dhe është kundër një Iraku të pavarur dhe të fortë që të ketë në pushtet një qeveri me shumicë votash," tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. SHBA-së nuk i intereson se kush bëhet kryeministri i Irakut, tha ai, duke shtuar se ajo që Uashingtoni favorizon në Irak është një administratë e ngjashme me atë të ish guvernatorit amerikan të Irakut Paul Bremer. Ajetollah Khamenei tha se Uashingtoni ishte gjithashtu kundërshtari kryesor i zhvillimit të lidhjeve Iran-Irak. "Sidoqoftë, Iraku nuk duhet të trembet fare, sepse SHBA nuk mundet të bëjë asgjë," tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. Ajetollah Khamenei, ndërkohë, përgëzoi irakianët për konsensusin që çoi në formimin e qeverisë së Kryeministrit al-Kadhimi në Irak në fillim të këtij viti, dhe i konsideroi Ajetollah Ali Sistanin, autoritetin më të lartë fetar në Irak, dhe forcat anti-terroriste Njësitë e Mobilizimit Popullor, si dy burime të mëdha të avantazhit për Irakun. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei deklaroi se Irani nuk do ta harrojë kurrë vrasjen e Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani nga SHBA-ja në Irak dhe patjetër do t'i përgjigjet SHBA-së me një kundërveprim. "Republika Islamike e Iranit nuk do ta harrojë kurrë këtë çështje dhe përfundimisht do të kundërpërgjigjet ndaj amerikanëve," tha Ajetollah Khamenei në një takim me Kryeministrin e Irakut Mustafa al-Kadhimi të martën në Teheran. "Ata vranë mysafirin tuaj në shtëpinë tuaj dhe haptazi e pranuan mizorinë. Kjo nuk është çështje e vogël,” tha Ajetollah Khamenei. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik i konsideroi atentatet si një "shembull i rezultatit të pranisë së amerikanëve në tokën e Irakut". Ajetollah Khamenei tha më tej se Irani pret që "miqtë irakianë ta njohin natyrën e SHBA" dhe gjithashtu faktin që prania e SHBA në çfarëdo vendi është burimi i korrupsionit, shkatërrimit dhe rrënimit". Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare i cili më 3 janar ishte ftuar zyrtarisht nga funksionarët e Irakut , së bashku me Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcës Hashd Shaabi dhe 8 shoqërues të tij, u martirizua pas një sulmi terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Urdhri për ekzekutimin e gjeneralit martir Sulejmani u dha direkt nga presidenti Donald Trump. Gjeneral Kasem Sulejmani i ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore. Shumë vende, organizata dhe personalitete në të gjithë botën, e kanë dënuar ashpër këtë akt terrorist të Amerikës. Ajetollah Khamenei, citoi situatën në Jemen - që ka qenë nën një agresion të udhëhequr nga sauditët të mbështetur nga SHBA që nga viti 2015 si një shembull tjetër të pranisë shkatërrimtare të SHBA në rajon. Irani gjithashtu pret realizimin e vendimit të marrë nga Parlamenti Irakian për të dëbuar të gjitha forcat e udhëhequra nga SHBA nga toka e Irakut, "sepse prania e tyre krijon pasiguri," vuri në dukje Lideri Suprem i Revolucionit Islamik

Tags