Nëntor 20, 2020 08:13 Europe/Tirane
  • Ministria e Jashtme siriane dënon hyrjen e Pompeo në Golan

Ministria e Jashtme Siriane dënoi me forcë hyrjen e paligjshme të Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo në Golan e okupuar sirian.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; "Siria dënon me forcë vizitën e Mike Pompeo në Lartësitë Golan të okupuara," tha një burim pranë Ministrisë së Jashtme Siriane. "Vizita e Mike Pompeo është një veprim i tensionuar në prag të përfundimit të presidencës së Trump dhe një shkelje e qartë e sovranitetit sirian," shtoi ai. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmad Abu al-Gheit, dënoi të enjten vizitën e Sekretarit të Shtetit të SH.B.A.-së në vendbanimet sioniste në Bregun Perëndimor dhe Golanin e pushtuar, duke e quajtur atë një shkelje të qartë të ligjit dhe një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar. Në një lëvizje të paparë, Pompeo vizitoi të Enjten vendbanimet sioniste në Bregun Perëndimor dhe nga atje u drejtua për në Lartësitë Golan të pushtuara të Sirisë. Ndërkohë, grupet palestineze gjithashtu dënuan veprimin e tij.

Tags