Tetor 23, 2022 17:07 Europe/Tirane
  • Grupet palestineze: Do të kundërpërgjigjemi ndaj vrasjes së Tamer Al-Kejlani

Grupet e rezistencës së Palestinës kanë deklaruar se sionistët jo vetëm që nuk mund ta ndalin rezistencën në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe në Kodsin e pushtuar, por veprimet e sionistëve do ta forcojnë edhe më shumë rezistencën palestineze.

Rabi Urfe Rabi, një i ri palestinez, ditën e kaluar (të shtunën) është vrarë nga forcat ushtarake sioniste në postbllokun ushtarak të qytetit Kalkilije  në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Agjencia e lajmeve Shahab njoftoi se grupet e rezistencës së Palestinës kanë deklaruar se atentati terrorist dhe vrasja e Tamer Al-Kejlani, një prej komandantëve të grupit "Arin Al-Asvad", tregon paaftësinë dhe dobësinë e forcave pushtuese sioniste në përballje me rezistencën e Palestinës dhe kanë theksuar: "Krime të tilla jo vetëm që nuk do ta ndalin rezistencën palestineze në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kodsin e pushtuar, por do ta forcojnë edhe më shumë atë".

Hazem Kasem, zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, ka theksuar se atentati terrorist dhe vrasja e Tamer Al-Kejlani tregon paaftësinë dhe dobësinë e regjimit sionist pushtues në përballje me rezistencën dhe veçanërisht me grupin "Arin Al-Asvad" në qytetin Nablos. Nga ana tjetër, Lëvizja e Xhihadit Islamik të Palestinës me anë të një deklarate, ka theksuar se vrasja e Tamer Al-Kejlani jo vetëm që nuk do ta zvogëlojë vullnetin e luftëtarëve të rezistencës, por do ta intensifikojë edhe më shumë luftën kundër pushtuesve sionistë.

Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës gjithashtu në lidhje me këtë, ka deklaruar: "Atentati terrorist kundër Tamar Al-kelani dhe vrasja e tij nuk do ta ndalë kryengritjen e popullit të Palestinës, por do ta shtojë edhe më shumë rezistencën dhe qëndresën përball pushtuesve sionistë në të gjitha frontet.

Edhe Lëvizja e Robërve të Liruar të Palestinës në një deklaratë, ka theksuar se përgjegjësia e plotë e këtij krimi bie mbi regjimin pushtues sionist dhe rezistenca në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, sidomos grupi "Arin Al-Asvad" do të hakmerret për gjakun e këtij martiri.

Komitetet e rezistencës së Palestinës gjithashtu në një deklaratë, kanë theksuar se gjaku i dëshmorëve do ta ndriçojë rrugën e popullit luftëtar drejt çlirimit të Kodsit dhe Xhamisë Al Aksa dhe rezistenca nuk ka opsion tjetër, përveç luftës kundër regjimit pushtues sionist.

Tags