Nëntor 16, 2022 11:39 Europe/Tirane
  • 10 vite burg për një qytetar të Arabisë Saudite për shkak se kritikoi gjendjen ekonomike

Arabia Saudite ka dënuar një qytetar të këtij vendi me 10 vjet burg për shkak se kishte protestuar kundër papunësisë dhe kundër gjendjes së keqe ekonomike të këtij vendi.

Regjimi Al Saud gjithashtu qëndron në krye të listës së vendeve të cilët kanë numrin më të madh të rasteve të dënimit me ekzekutim me vrasje dhe ky lloj i dënimit përdoret në mënyrë të përsëritshme me qëllim që të ushtrohet presion mbi burrat, grat madje edhe mbi personat nën moshën ligjore dhe kjo është në kohën kur shumë prej tyre dënohen dhe ndëshkohen në mënyrë të fshehur dhe përkundër ligjit islamik dhe ligjeve ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se gjykata penale e Arabisë Saudite ka dënuar Abdullah Xhejlan i cili është një prej të diplomuarve të këtij vendi, me dhjetë vite burg për shkak se në rrjetert sociale kishte kritikuar nivelin e papunësisë, kushtet e këqija ekonomike dhe shkeljen e të drejtave qytetare.

Ky dënim është shqiptuar në kohën kur gjatë muajve të fundit aktivistët e Arabisë Saudite janë përballur me një valë të gjerë të shtypjes nga regjimi i këtij vendi. Dënimet e egra të regjimit Al Saud i kanë përfshirë edhe fëmijët deri në atë masë sa që gjykatat e Arabisë Saudite së fundi kanë shqiptuar dënim me ekzekutim me vrasje për tetë fëmijë dhe adoleshentë shiitë të Arabisë Saudite.

Numri i personave në moshën ligjore që po përballen me dënim me ekzekutim me vrasje në Arabinë Saudite akoma është duke u rritur dhe kjo çështje tregon se të gjitha premtimet e autoriteteve saudite për ndaljen e ekzekutimit me vrasje të adoleshenteve, kanë qenë dhe janë vetëm gënjeshtra.

Tags