Dhjetor 26, 2022 06:54 Europe/Tirane
  • Kryqi i Kuq: Jemi thellësisht të shqetësuar për miliona gra dhe vajza afgane

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi për pasojat e pezullimit të së drejtës së grave afgane për arsim të lartë dhe bashkëpunimin e tyre me OJQ-të dhe tha: "Ne jemi thellësisht të shqetësuar për miliona gra dhe vajza afgane".

Sipas IRNA, ky komitet përmes një komunikate njoftoi: Veprimi i talebanëve për pezullimin e plotë të të drejtës së grave për arsim të lartë dhe ndërprerjen e bashkëpunimit të tyre me OJQ-të vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë vendin, ka shqetësuar shumë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Deklarata shtoi: Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka punësuar me qindra gra në Afganistan.  Puna humanitare në Afganistan dhe në mbarë botën është e mundur vetëm falë përpjekjeve të të gjithë punonjësve, përfshirë gratë. Nëse gratë nuk mund të kryejnë arsimin e tyre mjekësor në degë të ndryshme të specializuara, kjo do të ketë një ndikim shumë më të rëndë në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në të gjithë Afganistanin dhe jetët e miliona njerëzve do të jenë në rrezik. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq shtoi se po vazhdon diskutimet me autoritetet afgane për efektet e vendimit të tyre të fundit. Ndërkohë, ministrja e Jashtme gjermane, Analena Baerbock, paralajmëroi talebanët rreth pasojave të pezullimit të aktiviteteve të grave në OJQ-të vendase dhe ndërkombëtare dhe kërkoi një përgjigje të qartë nga komuniteti ndërkombëtar ndaj këtij vendimi. Sipas Deutsche Ëelle, Baerbok të dielën në një postim në Tëitter shkroi: Ne nuk do të lejojmë që talebanët ta kthejnë ndihmën humanitare në një lodër për mizorinë e tyre gjinore. Ata që privojnë femrat dhe vajzat nga puna, shkollimi dhe jeta publike, vetëm sa po shkatërrojnë vendin e tyre.  Diskriminimi gjinor mund të konsiderohet krim kundër njerëzimit. Baerbok gjithashtu bëri thirrje për një "përgjigje të qartë nga komuniteti ndërkombëtar" në lidhje me vendimin e talebanëve. Joseph Borrell, zyrtari i politikës së jashtme të BE-së, gjithashtu u kërkoi talebanëve të anulonin këtë vendim në përputhje me angazhimin e tyre ndaj ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe parimeve humanitare. Ky komitet paralajmëroi: Talibanët urdhëruan të shtunën organizatat joqeveritare vendase dhe ndërkombëtare në Afganistan që të parandalojnë praninë e punonjëseve femra në punë deri në një njoftim të dytë. Pezullimi i të drejtës së grave afgane për të vazhduar arsimin e lartë dhe bashkëpunimin me OJQ-të vendase dhe të huaja është përballur me reagim dhe dënim të gjerë ndërkombëtar.

Tags