Shkurt 14, 2023 16:04 Europe/Tirane
  • 12 mijë viktima të tërmetit në Siri u vendosën në kampet iraniane

Konsulli i përgjithshëm i Republikës Islamike të Iranit në Alepo të Sirisë deklaroi: "12 mijë qytetarë sirianë të prekur nga tërmeti në Alepo u vendosën në 9 kampe të krijuara nga Republika Islamike e Iranit në këtë qytet.

Salman Navab Nouri, konsulli i përgjithshëm i Iranit në Alepo të Sirisë, në një intervistë për agjencinë e lajmeve IRNA, theksoi se 172 qendra strehimi janë krijuar nga qeveria siriane dhe vendet që ndihmojnë njerëzit e prekur nga tërmeti në Alepo, dhe shtoi: “Aty aktualisht janë 180.000 persona. Disa nga qytetarët sirianë të prekur nga tërmeti janë akomoduar urgjent në këto qendra".

Nawab Nouri deklaroi se situata në qytetin e Alepos është përmirësuar pas një jave të tërmetit të fortë dhe po shkon drejt stabilizimit.

Konsulli i përgjithshëm i Iranit në Alepo theksoi se në kuzhinën pranë kësaj konsullate gatuhen çdo ditë 22 mijë racione të nxehta ushqimi dhe përveç 4 mijë racioneve të ushqimeve të ftohta, ato shpërndahen mes njerëzve të prekur nga tërmeti. Ai shtoi: “Një pjesë e ushqimeve të gatuara shpërndahen mes njerëzve të strehuar në 9 kampe iraniane dhe pjesa tjetër e këtij ushqimi i jepet autoriteteve të provincës së Alepos dhe ata i shpërndan ato ushqime në disa kampe të tjera të krijuara.

Diplomati iranian foli gjithashtu për gjendjen e fundit të shkatërrimit të zonave të goditura nga tërmeti në Alepo dhe theksoi: "Aktualisht ka përfunduar heqja e gërmadhave të 56 ndërtesave të shkatërruara në Alepo".

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 të mëngjesit të së hënës, më 6 shkurt, në Sirinë Veriperëndimore, përveç dëmeve të mëdha në pesë provinca të Sirisë Veriperëndimore, kanë humbur jetën edhe shumë persona. Në provincën e Alepos janë 500 persona të vdekur dhe 750 të plagosur rënd nga tërmeti i Alepos të cilët ndodhen akoma në spital.

Tags