Shkurt 15, 2023 10:28 Europe/Tirane
  • Siri: 1,414 njerëz vdiqën nga tërmeti

Ministri i Shëndetësisë i Sirisë njoftoi se deri më tani nga tërmeti i fundit në këtë vend kanë humbur jetën 1414 persona.

Tërmeti me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter, me qendër në Turqi, tronditi shumë pjesë të rajonit të Azisë Perëndimore dhe Mesdheut Lindor. Sipas agjencisë së lajmeve (SANA), “Hasan al-Ghabash”, ministri i Shëndetësisë i Sirisë, tha se numri i viktimave të tërmetit ka arritur në 1,414 të vdekur dhe 2,357 të plagosur. Al-Ghabash shtoi; Ekipet e shpëtimit dhe ato mjekësore gjatë gjithë këtyre ditëve kanë bërë të pamundurën për të shpëtuar personat e ngujuar nën rrënoja dhe për të transferuar të lënduarit në qendrat mjekësore. Vetëm në provincën e Latakias në veriperëndim të Sirisë, numri i viktimave të këtij tërmeti ka arritur në 805 të vdekur dhe 1131 të plagosur dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkimin të personave të mbetur në rrënoja. Sipas raportimeve, të dhënat nga qendrat sizmologjike tregojnë se ky tërmet ka ndodhur në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë dhe 26 kilometra në verilindje të Gaziantepit të Turqisë.

Tags